Besëlidhja e Re

1 e Pjetrit

1

Përshëndetje

1 Pjetri, apostulli i Jezu Krishtit, besimta-
rëve shtegtimtarë të shpërndarë nëpër
Pont, Galaci, Kapadoki, Azi dhe Bitini, të
zgjedhurve
2 në saje të Provanisë së Hyjit
Atë me shenjtërimin e Shpirtit Shenjt për
të dëgjuar Jezu Krishtin dhe për të pasur
pjesë në stërpikjen e gjakut të tij:
paçi hir dhe paqe me begati!

Shpresa jetësore

3 Qoftë bekuar Hyji,
Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,
i cili na rilindi me anë të mëshirës
së vet të madhe
në saje të ngjalljes prej të vdekurish
të Jezu Krishtit,
për shpresën jetësore,
4 për trashëgim të pashkatërrueshëm,
të panjollë e të-pavyshkshëm
që e ruajti për ju në qiell;
5 për ju që jeni të ruajtur me fuqinë e Hyjit
në saje të fesë
për shëlbimin
që është gati të zbulohet
në kohën e fundit.
6 Këndej gëzoheni edhe pse, në qoftë se
duhet, për pak kohë jeni të trishtuar për
shkak të provave të ndryshme,
7 që feja juaj
]e sprovuar - shumë më e çmueshme se ari i
shkatërrueshëm, që edhe ai sprovohet në
zjarr - të fitojë lëvdatë, nder dhe lavdi në
ditën e Zbulesës së Jezu Krishtit:
8 Atë e doni edhe pse nuk e patë,
në Atë besoni edhe pse ende nuk e
shihni;
dhe galdoni me gëzim të
patregueshëm
dhe të lavdishëm,
9 që ia arritët qëllimit të fesë suaj:
shëlbimit të shpirtit.
10 Për këtë shëlbim kanë vëzhguar dhe
kanë shqyrtuar profetët, të cilët e paralaj-
mëronin hirin e caktuar për ju.
11 Shqyrtonin cila ishte koha dhe rrethanat, që
shënonte Shpirti i Krishtit që ishte në ta,
kur paralajmëronte mundimet që do t’i
vuante Krishti dhe lavditë që do të vinin
pas mundiveve.
12 Atyre u qe zbuluar se,
jo për ta, por për ju, u treguan ato që tani
juve u ungjillëzohen prej predikatarëve
tuaj me anë të Shpirtit Shenjt të dërguar
prej qiellit, të cilat edhe engjëjt dëshirojnë
t’i vëzhgojnë.

Thirrje për një jetë të shenjtë

13 Prandaj, shpirtërisht të gatshëm,
rrini zgjuar dhe nguleni tërë shpresën tuaj
në hirin që ju sjell Zbulesa e Jezu Krishtit.
14 Porsi fëmijë të dëgjueshëm, mos u
përshtatni dëshirave të mëparshme, kur
ishit në padijeni,
15 por, sikurse është
Shenjt Ai që ju ka thirrur, ashtu edhe ju
jini të shenjtë në tërë jetën tuaj.
16 Sepse
shkruan: »Të jeni të shenjtë sikurse edhe vetë
jam i shenjtë«.
17 Në qoftë, pra, se ju e quani atë Atë që pa
krahmbajtje gjykon gjithkënd sipas vepra-
ve të tija, kaloni kohën e shtegtimit mbi
tokë me frikën e Zotit!
18 Dijeni mirë:
nuk keni qenë shpërblyer nga mënyra e
zbrazët e jetës suaj të trashëguar nga etër-
it me ndonjë send të shkatërrueshëm
– argjend apo ar,
19 por me gjak të paçmueshëm të
Krishtit,
Qengjit të patëmetë e të panjollë.
20 Ai njëmend ishte i caktuar që para
krijimit të rruzullit,
por u dëftua në këto kohët e fundit
për arsye tuaj.
21 Në saje të tij ju besoni në Hyjin
që e ngjalli nga të vdekurit
dhe i dha lavdi,
kështu që feja juaj dhe shpesa të jenë
në Hyjin.
22 Pasi i pastruat shpirtrat tuaj duke e
pasë dëgjuar të vërtetën për t’u dashur
sinqerisht si vëllezër: doni njëri-tjetrin
me gjithë shpirt dhe me dashuri të vërtetë,
23 sepse u rilindët jo me farë që prishet, por
që nuk merr mort kurrë: me fjalën e Hyjit
të gjallë e të amshuar.
24 Sepse:
»Të gjithë njerëzit janë si bari,
dhe tërë lavdia e tyre porsi lulja e fushës.
Bari thahet e lulja vyshket,
25 kurse fjala e Zotit mbetet në amshim«.
Tashti kjo fjalë është Ungjilli që ju qe
shpallur.

Lexime: 61