Besëlidhja e Re

1 e Timoteut

Letra e parë drejtuar Timoteut


Udhëzime për drejtim të Kishës


Dy Letrat e drejtuara Timoteut dhe ajo e drejtuar Titit, për arsye të përmbajtjes dhe pse i qenë drejtuar një personi që kishte funksion në drejtimin e Kishës, që nga shekulli i XVIII quhen prej ekzegetëve: “Letra baritore”.
Letra e Parë e drejtuar Timoteut, shokut dhe bashkëpunëtorit të Palit për një kohë të gjatë, ka këto porosi:



  1. Të jetë vigjilent kundër mësuesve të rrejshëm (1, 3 20; 4, 1 11; 6, 3 10). 2. Të mbajë disiplinën brenda bashkësisë që udhëheq (2, 1 15). 3. Të dijë cilat marrëdhënie duhen në pushtetin kishtar (3, 1 13) dhe cilat janë detyrat e “mbikëqyrësit” dhe të udhëheqësve tjerë në Kishë (4, 12 6, 2).

    Plani


    Titulli dhe përshëndetja (1, 1 2)


  2. Timoteu luftëtari i së vërtetës (1, 3 20)

  3. Timoteu ushtruesi dhe përhapësi i liturgjisë (2, 1 15)

  4. Timoteu bari (3, 1 6, 2)
    Përfundimi (6, 3 21).
    Letra u shkrua në v. 66 67.