Besëlidhja e Re

2 e Gjonit

1

Përshëndetja

1 Udhëheqësi,
Zonjës së zgjedhur dhe fëmijëve të saj, të
]cilët unë i dua në të Vërtetën, dhe jo vetëm
unë, por edhe të gjithë ata që e njohin të
Vërtetën,
2 – për arsye të së Vërtetës që është
vazhdimisht në ne dhe do të jetë me ne
në amshim:
3 Qoftë me ne hiri, mëshira dhe paqja, që
na vijnë prej Hyjit Atë, dhe prej Jezu Krishti,
Birit të Atit, në të vërtetë e në dashuri.

Qëndresa dhe dashuria

4 U gëzova pa masë pse ndër fëmijët e tu
gjeta disa që ecin udhës të së vërtetës, sipas
urdhrit që morëm prej Atit.
5 Tani, po të bëj lutje, o Zonjë – jo sikurse
të shkruaja një urdhër të ri, por atë
që e patëm qysh prej fillimit – ta duam
njëri-tjetrin!
6 Dhe ja, çka është dashuria: të ecim
urdhërimeve të tija! Ky është urdhri që e
dëgjuat që prej fillimit: që të jetoni në të!
7 Sepse shumë ngashnjyes morën dheun:
këta nuk pranojnë se Jezu Krishti është bërë
njeri i vërtetë. Kush mëson kështu është
gënjyes, Antikrisht!
8 Kini kujdes vetveten që të mos humbisni
çka keni fituar, por ta merrni shpërblimin e plotë.
9 Kush kalon përtej dhe nuk qëndron
në mësimin e Krishtit, nuk ka Hyj. Kush
qëndron në mësim, ka edhe Atin edhe Birin.
10 Nëse ndokush vjen te ju dhe nuk sjell
me vete këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi
dhe mos e përshëndetni.
11 Sepse, kush e përshëndet, bëhet pjesëtar i veprave të
tija të këqija.

Përshëndetjet përfunduese

12 Edhe pse kam shumë për t’ju shkruar,
s’desha ta bëj këtë me letër e me ngjyrë,
sepse shpresoj se do të vij te ju dhe do të
flas gojarisht që gëzimi ynë të jetë i plotë.
13 Të bëjnë të fala bijtë e Motrës sate të
zgjedhur.

Lexime: 48