Besëlidhja e Re

2 e Korintasve

Letra e dytë drejtuar Korintianëve


Drama e apostullimit


Pas Letrës së Parë, në bashkësinë e Korintit ndodhën pështjellime të mëdha. Një kundërshtim, pothuajse i mbarë korintianëve, ngrehi krye kundër Palit. Janë “judaizantët” të krishterët me prejardhje çifute, që duan ta zhdukin “lirinë e Krishtit” e të vendosin përsëri Ligjin e Moisiut.
Pali në vitin 56 gjendej në Efes (Vap 19). Marrë vesh për këtë gjendje në Korint, turret shpejt e shpejt deri atje, por pa sukses. I shpifen edhe personalisht. Ndoshta njëri ishte bashkëpunëtor i tij (2, 5; 7, 12). Pali, duket se dërgon një letër mjaft të ashpër (2, 3 4; 7, 8 12). Ka ekzegetë që mendojnë se kapitujt e fundit janë të marrë prej kësaj letre.
Pali pastaj dërgon Titin, i cili, pas një vonese, i sjell lajme të mira. Pak më vonë Pali e shkruan letrën.
Në këtë letër gjejmë më shumë të dhëna autobiografike të Palit. Të dhënat që jep për vuajtjet e veta për shkak të apostullimit, e prekin në shpirt lexuesin, por prapë e lënë të kënaqur kur vëren sukseset e tij.


Plani i Letrës:


Hyrja: (1, 1 11)
I. Një shikim mbi vuajtjet e kaluara (1, 12 7, 16)
II. Mbledhje lëmoshash (8, 1 9, 15)
III. Mbrojtja e Palit (10, 1 13, 10)
Përfundimi (13, 11 13).
Letra u shkrua në vitin 56 57.