Besëlidhja e Re

2 e Pjetrit

1

Përshëndetje

1 Simon Pjetri, shërbëtori dhe apostu-
lli i Jezu Krishtit, atyre që, me anë të
drejtësisë së Hyjit tonë dhe Jezu Krishtit
Shëlbues, e fituan të njëjtën fe të çmueshme
sikurse edhe ne:
2 Paçi hir dhe paqe të plotë me anë të
njohjes së Hyjit dhe të Jezusit, Zotit tonë.

Thirrja dhe zgjedhja e të krishterit

3 Vërtet, fuqia hyjnore na dhuroi gjithçka
na nevojitet për jetë dhe për përshpirtëri
me anë të njohjes së Atij që na grishi në saje
të lavdisë dhe të forcës së vet.
4 Bashkë me
to na u dhuruan premtimet më të çmuesh-
me dhe më të mëdhatë që me anë të tyre
të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore duke
i shpëtuar prishjes që është në botë për
shkak të lakmimit.
5 Për këtë arsye përqendroni të gjitha for-
cat tuaja t’ia shtoni fesë virtytin, virtytit
dijen,
6 dijes përkormërinë, përkormëri-
së qëndresën, qëndresës përshpirtërinë,
7 përshpirtërisë dashurinë vëllazërore,
dashurisë vëllazërore dashurinë që për-
fshin gjithkënd.
8 Sepse këto cilësi, nëse i
keni dhe nëse përparoni në to, nuk ju lënë
të papunë as të pafrytë në njohjen e Zotit
tonë Jezu Krishtit.
9 Kurse ai që nuk i ka
këto virtyte, është i verbët, dritëshkurtër;
ka harruar se u pastrua prej mëkateve të
veta të mëparshme.
10 Prandaj, o vëllezër,
mundohuni ta përforconi përherë e më
tepër thirrjen dhe zgjedhjen tuaj: nëse
bëni kështu, kurrë nuk do të bini në mëkat.
11 Kështu, vërtet, do t’ju hapet plotësisht
hyrja në Mbretërinë e amshuar të Zotit tonë,
Jezu Krishtit.
12 Për këtë arsye gjithherë do t’iu përkuj-
toj për këto, edhe pse i dini dhe qëndroni
të palëkundshëm në të vërtetën që keni
marrë.
13 Mendoj, pra, se është e drejtë,
derisa të jetoj në këtë trup, t’ju nxis me
anë të qortimit të rrini zgjuar,
14 sepse e
di se nuk do të vonoj të ndahem nga trupi
im, sikurse më vuri në dijeni edhe vetë Zoti
ynë Jezu Krishti.
15 Por vetë do të kujde-
som që edhe pas vdekjes sime t’jua
mundësoj t’i keni parasysh gjithmonë këto
mësime.

Lavdia e Krishtit dhe fjala profetike

16 Sepse nuk ju shpallëm Fuqinë dhe
Ardhjen e Zotit tonë Jezu Krishtit të bazuar
në përralla të trilluara, por pse e kemi parë
me sytë tanë shkëlqimin e tij.
17 Sepse prej
Hyjit Atë mori nder dhe lavdi, kur zëri që
vinte nga Lavdia e madhërueshme, i tha:
»Ky është Biri im, i Dashuri, në të cilin unë
u kënaqa«.
18 -të cilin zë, që zbriste nga
qielli e dëgjuam edhe ne që ishim bashkë
me të në Malin e shenjtë.
19 Kështu u vërtetua fjala e profetëve dhe
bëni shumë mirë që mbështeteni në të si
në dritën që ndriçon në vend të errët - deri
të zbardhë dita e të lindë Ylli i Dritës në
zemrat tuaja.
20 Para të gjithash dinie mirë këtë: asnjë
profeci që gjendet në Shkrimin Shenjtë nuk
mund të shpjegohet sipas trillit të kujtdo,
21 sepse askurrë nuk ndodhi ndonjë profe-
ci me vullnet të njeriut, por njerëzit, të
frymëzuar prej Shpirtit Shenjt, folën nga
ana e Hyjit.

Lexime: 40