Besëlidhja e Re

2 e Timoteut

Letra e dytë drejtuar Timoteut


Të luftohet për Jezusin


Mendohet se Letra u shkrua gjatë kohës së burgimit të dytë në Romë – ndoshta në vitin 67. Pali parasheh se i ka ardhur koha ta lëshojë këtë botë. Sprovon një vetmi të madhe: parandien mbarimin e jetës (4, 6); porosit bashkëpunëtorin e dashur që sa më tepër t’i kushtohet Ungjillit dhe fenë ta ruajë të pacenuar. Është një Letër lamtumire – testamenti i zemrës së madhe të Palit.


Plani


Titulli dhe përshëndetja (1, 1-5)
Nxit Timoteun të jetë besnik i Ungjillit (1, 6-2. 13)
Kundër rreziqeve (2, 14-4. 18)
Përshëndetjet përfunduese dhe urimet (4, 19-22)
Letra u shkrua në Romë në vitin 67.