Besëlidhja e Re

Efesianëve

Letra drejtuar Efesianëve


Misteri dhe jeta e Kishës


Kjo Letër bashkë me atë të drejtuar Filipianëve, Kolosianësve dhe Filemonit janë Letrat që quhen “të burgimit”, sepse në to Pali na paraqitet si “i burgosuri” i Krishtit. Kjo gjë edhe ndikon të caktohet koha kur u shkruan: ose brenda 58 60, (kur ishte në burg në Cezarenë e Palestinës), ose brenda 61 63 (kur ishte në burg në Romë). Përveç kësaj, këto letra kanë edhe ngjashmëri të tjera të brendshme.
Pali ka qenë ngusht i lidhur me bashkësinë e krishterë të Efesit. Aty ka vepruar tri vjet. Kjo Letër, si edhe ajo e drejtuar Romakëve, është ndër Letrat më të përsosura, më të planifikuara dhe më të pjekura të Palit.
Në të Pali më imtësisht na e shpjegon mësimin e vet mbi Krishtin dhe mbi Kishën: Krishti është kryet e Kisha është trupi (1, 23), Krishti është Dhëndri e Kisha është Nusja (5, 23 32). Në pjesën dogmatike (kap. 1 3) dhe në pjesën morale (kap. 4 6) shpjegon njësinë e Kishës, kurse në kapitujt 5, 2 6, 9 flet për detyrat e thirrjes.


Plani


Hyrja dhe përshëndetja (1, 1 2)
I. Misteri i shëlbimit e Kisha (1, 3 3, 21)



  1. Plani i Hyjit për shëlbimin (1, 3 23)

  2. Plani i Hyjit i realizuar në ne (2, 1 10)

  3. Hebrenj e paganë të bashkuar në të njëjtin shëlbim (2, 11 22)

  4. Roli i Palit në veprën e shëlbimit (3, 1 21)
    II. Jeta e re e të krishterëve (4, 1 6, 20)
    Lajme e përshëndetjet e fundit (6, 21 24).
    Duhet të jetë shkruar më 61 63. v.