Besëlidhja e Re

Jakobi

LETRA KATOLIKE


Katekizime në përgjithësi


Në BR kemi disa shkrime që askurrë nuk i janë mbështetur Palit. Quhen »Letra katolike« që do të thotë »Letra të përgjithshme«, sepse nuk janë të drejtuara një bashkësie të veçantë, por mbarë Kishës. Këto janë: Letra e Jakobit, dy letrat e Pjetrit, tri Letra e Gjonit dhe Letra e Judës.


Letra e Jakobit


Feja e dëshmuar me vepra


Autori na paraqitet: »Jakobi, shërbëtori i Hyjit dhe i Jezu Krishtit« (1, 1). Përgjithësisht mbahet se është »Jakobi, i vëllai i Zotit«. Është ndoshta biri i Alfeut, njëri nga të Dymbëdhjetët, Pali e mban një ndër shtyllat e Kishës. Pjetri nxiton ta vërë në dijeni për çlirimin nga burgu (Vap 12, 17). Jakobi është ipeshkvi i Jerusalemit.
Stili i Letrës është i ngjashëm me librat e dijes të BV.
Ka afërsisht këtë përmbajtje:



  1. Dijes së njerëzve i vihet përballë dija hyjnore (1, 5 e v. 3, 13 – 17; 2). Provat që i krishteri do t’i durojë për t’i pëlqyer Hyjti (1, 2 e v. 1, 12 – 15; 5, 7 – 11); 3. Mëkatet e gjuhës (1, 19 – 26; 3, 1 – 12); 4. kalueshmëria e jetës së njeriut (4, 13); 5. Pasuria e padrejtë (2, 6 e v. 5, 1 – 6).
    Mësimi i saj lidhur me gjendjen shoqërore është shumë i rëndësishëm: kundër pasanikëve (5, 1 – 6); kujdesi për të mjerë, të varfër e të nëpërkëmbur (1, 9. 27; 2, 1 – 13; 5, 7 – 11); barazia në bashkësinë e krishterë (2, 1 – 10).
    Mendohet se u shkrua reth v. 56 – 62.