Besëlidhja e Re

Juda

Letra e Judës


Kundër atyre që prishin fenë


Kjo Letër, bashkë me atë të drejtuar Filemonit, është ndër shkrimet më të shkurtëra të Besëlidhjes së re.
E ka shkruar »Juda, shërbëtori i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit«.
Shkresa na paraqitet më tepër si predikim se sa si Letër.
Lufton mësimet e gabuara, por është tepër e shkurtër për të caktuar cili ishte mësimi i gabuar. Mendohet se do të jetë shkruar kundër gnostikëve ose kundër paraardhësve të tyre.
I demaskon mësuesit e rrejshëm, të cilët e prishin fenë tradicionale të Kishës së re (rr. 3) dhe e rrezikojnë fenë e Kishës. Ata bëjnë përçarje në mes të besimtarëve (rr. 9) dhe janë si Kaini dhe Koreu (rr. 11) kryengritës. Në Letër i sulmon sepse jetojnë kundër moralit të krishterë, sidomos në pikëpamje seksuale.
Letra u shkrua afërsisht që prej70-80 vit.