Besëlidhja e Re

Titit

Letra drejtuar Titit


Të jetojmë me shenjtëri


Ungjilli u predikua. Shumë bashkësi u themeluan nëpër mbarë perandorinë e Romës. Tani filluan problemet e brendshme. Disa të krishterë – ata të ardhurit nga hebrenjtë - »judaizantët« - dijekeqas e përziejnë fenë e Krishtit me Ligjin e Moisiut.
Kjo Letër, si dhe Letra e Parë e drejtuar Timoteut shkoqisin pothuajse të njëjtat probleme dhe kështu në përmbajtje janë mjaft të ngjashme.
Për Titit nuk dimë shumë. Është me prejardhje pagane. Qe bashkëpunëtor i Palit. Nga Letra e Dytë drejtuar Korintianëve mësojmë se, si diplomat i mirë, e pruri në fije bashkësinë e Korintit.
Letra i jep Titit këto udhëzime:



  1. Kush mund të merret në shërbesë kishtare (1, 5-9)

  2. Bashkësitë e ndryshme të besimtarëve (2, 1-10)

  3. Marrëdhëniet e të krishterëve me pushtet (3, 1-2)

  4. Vigjilenca kundër mësuesve të rrejshëm (1, 10-16; 3, 9-11).
    Letra u shkrua në Romë në vitin 64 ose 65.