Besëlidhja e Vjetër

1 i Samuelit

Libri i parë i Samuelit


Të themelohet një mbretëri për Hyjin


Titulli


Në fillim dy Libra e Samuelit ishin një libër i vetëm. Ndarja në dy libra u bë më vonë me përkthimin e Shtatëdhjetëve, të cilët në përkthim greqisht, ndoshta sepse libri ishte i shkruar në dy rrotulla për shkak të gjatësisë, e ndanë në dy libra. Ata edhe i quajtën, bashkë më dy librat mbi Mbretërit, Libri I, II, III, IV mbi Mbretërit. NOVA VULGATA dy librat e parë i titullon: Libri I, II i Samuelit. Kurse dy librat e tjerë, III, IV, siç do të shohim, i titullon: Libri I, II mbi Mbretërit.

Përmbajtja


Librat I, II të Samuelit flasin për:



  1. Samuelin, Gjygjtarë i fundit i Izraelit /kk,1 – 12/:
    a/ Lindja dhe rinia e tij në Tempullin e Silos, përbuzja e priftit Eli dhe bijve të tij nga ana e Zotit;
    b/ lufta e parë e filistenjve që e humbin izraelitët dhe u grabitet Arka e Besëlidhjes, për kthimin e Arkës së Besëlidhjes për shkak të murtajës që i kap filistenjtë;
    c/ për veprimtarinë ripërtëritëse të Samuelit, luftën e dytë kundër filistenjve me fitore të Izraelitëve;
    ç/ për themelimin i Monarkisë: për shkak të udhëheqjes së dobët të bijve të Samuelit, populli kërkon një mbret. Samueli e shuguron Saulin për mbret të parë në Izrael.

  2. Saulin, mbret i parë i Izraelit, / 1 Sam 13 - 2 Sam 1/:
    a/ Lufta e tretë me filistenjtë, padëgjesa e Saulit;
    b/ Lufta kundër amalekëve:fitore, por padëgjesë e përsëritur e Saulit dhe përbuzja e tij prej anësë së Zotit;
    c/ Davidi shugurohet fshehtas për mbret të Izraelit dhe pranohet në oborrin mbretëror si këngëtar dhe pastaj edhe armëmbartës i Saulit;
    ç/ Lufta e katërt kunder filistenjve: Davidi vret Goliatin: kjo trimëri i fiton miqësinë vëllazërore të Jonatës e smirën, që s'do t'i hiqet kurrë, të Saulit, prej të cilit i duhet të ikë edhe pasi që bëhet dhëndrri i Saulit;
    d/ Jeta e Davidit e të ikurit që, prej një vendi në vend tjetër i debuar prej Saulit, i duhet të kalojë edhe ndër armiq deri që në luftën e pestë kunder filistenjve nuk mbeti i vrarë Sauli me Jonatën e deri që i shpartallohet ushtria.

  3. Davidi mbret në Hebron dhe themelues i dinastisë / 2 Sam 2, - 24/:
    a/ breti i Judës në Herbon, luftërat civile ndërmjet të përkrahësve të familjes së Saulit dhe të Davidit: vrasja e Abnerit dhe e Isbaalit;
    b/ mbret i mbarë Izraelit me kryeqytet Jerusalemin që e pshton, ku kalohet Arka e Besëlidhjes; premtim mesianik /k.6/;
    c/ shrregullime familjare në shtëpinë e Davidit: Davidi kurorëshkelës dhe vrasës i Urisë, qortimi i Natanit; të tjera ultësi morale dhe ngatërresa e vrasje në familje;
    ç/ kryengritja e Absalomit dhe mbarimi i tij.

  4. Shtojcat /kk.21 - 24/: janë pjesë disi të ndara nga përmbajtja e rëndomtë e librit, por që janë pjesë e tij. Aty flitet për vrasjen e shtatë pasardhësve të Saulit për shkak zie trivjeçare, për heronjtë e Davidit në luftëra kundër filistenjve, kënga ngadhënjyese e Davidit, fjalët e tija të fundit, trimat e Davidit, regjistrimi i mbretërisë dhe ndëshkimi me gërbulë e ndërtimi i një lteri në Sion.
    Lexuesi i kujdesshëm mund të nxjerrë dobi të madhe nëse di të gjejë në këtë tregim, me shumë pjesë të hidhura e plot dredhi, problemet e përhershme: nuk e pranon Zotin as nuk vepron për mbretërinë e tij kush nuk vepron me ndërgjegje të pastër e me besnikëri të plotë. Kush do, mund ta hetojë se me histori drejton Zoti dhe ai është gjithmonë i pranishëm në të, megjithëse njerëzit, e posaçerisht, ata që janë në timonin e shoqërisë, shumë herë heqin mbrashtë.