Besëlidhja e Vjetër

Abdia

Profecia e Abdisë


- Kundër shfrytëzuesve të së keqes të të afërmit -


Emërtimi - Libri quhet sipas emrit të profetit, të cilit i mbështetet shkrimi. Abdia -/shërbëtori i Zotit/.
Autori dhe koha e krijimit - Për autorin dimë fare pak. Duhet të ketë jetuar në Jude dhe, si jeta e tij dhe krijimi i veprës - është shumë i diskutuar ndër biblistë, mjaft të mendohet se disa e vënë në shekullin IX e vazhdë deri në shekullin III. Është shkrimi më i shkurtër i BV: vetëm 21 varg.
Përmbajtja e ndarja- Libri zakonisht ndahet në dy pjesë:



  1. 1- 15b;

  2. 15a + 16-21.
    Në pjesën e parë sjell mallkimin kundër popullit të Edomit, i cili u soll keq kundër vëllezërve të vet, izralitëve që prej rrënimit të mbretërisë së Judës 587 para Krishtit duke e shfrytëzuar gjendjen e mjerueshme të tyre.
    Në pjesën e dytë flet për rrënimin e Edomit si shenjë paralajmëruese se Zoti do të ndëshkojë çdo padrejtësi.
    Është një klithmë e thellë ahmarrjeje, por prapë shpirti ngritet në sigurinë e madhe se Zoti është rivendësuesi i përsosur i drejtësisë.