Besëlidhja e Vjetër

Profecia e Danielit

Profecia e Danielit


- Mbretëritë e tokës e Mbretëria e hyjit -


Emërtimi - Sipas emrit të personit që mbizotëron në libër, quhet edhe vetë libri; Profecia e Danielit. Kush ishte Danieli? Ishte një hero i njohur ndër izraelitë /Ez 14,14 e v.; 28,3 etj./, i cili e quan Danel /Gjykatës Zoti/, dhe gjithashtu i përmendur edhe ndër popujt e Lindjes? Megjithëse quhet sipas tij, ai nuk është autori.
Autori dhe koha e krijimit - Edhe për këtë libër, sikurse edhe për shumë libra të tjerë të Shkrimit shenjt, autori mbetet i panjohur. Duhet ë ketë qenë një judeas i përshpirtshëm i kohës së salvimit të rëndë të Antiokut IV Epifan /175-164/. Libri, pra, duhet të ketë qenë shkruar në atë kohë, me siguri para vitit 165 para Krishtit, sepse nuk e përmend fitoren e Makabenjve. Me shembujt e ndritshëm të bashkatdhetarëve të vet ka dashur t'u japë zemër sivëllezërve të vet të mos i lëshojë zemra e të kenë guxim të qëndrojnë në fenë e të parëve.
Gjinia letrare - Ky libër është shkrimi i parë apokaliptik i BV. Kjo s'do të thotë se pjesë shkrimi zbulesor nuk ka pasur edhe më përpara /Sh.Is 24-27; Ez 1,4-28; 10,1-22 etj; Zak 9-14; Joel 3-4./. Shkrimtari , i bindur se me rrjedhën historike sundon Zoti, me simbole e shenja mundohet ta zbulojë rrjedhën e historisë, kështu që ngjarjet konkrete i shtjellon si provë kalimtare deri të vijë paqja me drejtësi.
Nuk duhet të na hutojë se autori na i paraqet ngjarjet e shek. VI dhe ato i gërsheton me ngjarjet e shekullit të dytë, sepse për të luftërat që ndjekin njëra-tjetrën, s'janë tjetër, por simbole të fuqive të errëta në kundërshtim me Hyjin e me ardhjen e Mbretërisë së tij. Autori bën ç'mos që ta pikturojë këtë ardhmëri të pasigurt dhe kështu jep pasqyrën e qartë të shkrimit apokaliptik-zbulesor.
Ndarja e librit - Libri ,und të ndahet:



  1. Tregime ndërtuese 1-6

  2. Zbulesa në vështrimin e vërtetë të fjalës 7-12

  3. Shtojcat 13-14,
    Vendi i Librit në kanon -? Për Biblën hebraike Libri i Danielit hyn ndër librat kështu të quajtur 'Ketubim' - libra - shkrime mësimi dhe vjen pas Librit të Esterës e para Ezdrës, kurse për të LXX e për Vulgatën /kështu edhe për Vulgaten e Re/ është njëri ndër katër profetët e »mëdhenj«, i katërti profet.
    Gjuha e librit - Libri është shkruar, sa dihet deri tash, një pjesë hebraisht, një pjesë aramaisht e një pjesë tjetër gjendet vetëm greqisht. Nëse Libri merret në shqyrtim për kah vlera e zhvillimit teoriko-teologjik, profecia e Danielit, mund të vlerësohet si arritja kulminante e mendimit besimtar me kategoritë e reja në teologji: mbi ngjalljen e të vdekurve /12,2/ e me shpërblimin e të drejtëve e ndëshkimin e përhershëm të të paudhëve që ende ndër librat e tjerë të BV nuk kishte arritur.