Besëlidhja e Vjetër

Profecia e Agjeut

Profecia e Agjeut


- Rindërtimi i Tempullit e i popullit -


Emërtimi - Libri quhet sipas emrit të profetit, profecitë e të cilit sjell: Profecia e Agjeut.
Autori e koha e krijimit - Për autorin na flet Esd 5,1;6,4 dhe vetë autori disa herë në librin e vet. Duhet të ketë qenë një ndër ata të shpërngulur që u kthyen me Zorobabelin.
Profecitë e tija mbahen së janë të vitit 520 para Krishtit, madje ai vetë i daton që më gusht e deri në dhjetor të vitit 520 para Krishtit.


**Ndarja** - Librin zakonisht e ndajmë:
1. Rindërtimi i Tempullit kap. 1;
2. Lavdia e Tempullit 2,1-8;
3. Këshillimi më priftërinj 2,9-19;
4. Premtimet Zorobabelit 2,20-23.

**Porosia** - Thirrje e fuqishme për ndërtimin e Tempullit si qendër, ku ndertohet e shihet Lavdia e Zotit, por sidomos ku populli bëhet tok një dhe përtërihet mbretëria mesianike. Këtë do ta cekë më tepër bashkëkohësi i Agjeut, profeti Zakari.