Besëlidhja e Vjetër

Libri i Jobit

Libri i Jobit


- Vuajtja e njerëzve dhe drejtësia e Hyjit -


Emërtimi - Libri emërtohet nga heroi kryesor i tij, Jobi. Duhet të ketë qenë një ndër njerëzit e mirë të familjeve patriarkale të kohës së lashtë të popujve të lindjes, nomadë ose gjysmëomadë. Ndoshta është nga Edomi.
Forma e jashtme e librit - Libri është i shkruar në prozë dhe në poezi. Hyrja /kk 1-2/ dhe përfundimi / k 42, 7-16/ janë në prozë, ndërsa pjesët e tjera të librit janë në poezi. Bën pjesë në të ashtuquajturit libra të Dijes, ndër të cilët për kah arti ze vendin e parë.
Përmbajtja - Libri është një poem që i vë vetes për qëllim jo vetëm të jap përgjigje në pyetjet dërmuese të shpirtit njerëzor: »Nga vjen e keqja në botë?« ose edhe:»Pse vuan i drejti?«, por ka për qëllim edhe të përcaktojë marrëdhënien e njeriut që pëson me Hyjin tejet të mirë e të shenjtë. Shihet menjëherë se nuk i mjaftojnë arsyet e shpagimit që dija e kohës dhe zbulesa e deriatëhershme ia japin. S'i mjafton shpagimi kolektiv:» shkon e njoma nepër të thatën«, si do të thoshte populli ynë, as »vepra e mirë - shpagimi i këtushëm« me anë të të mirave materiale dhe të jetës së gjatë. Këndej edhe e vë në skenë Jobin e drejtë pësues dhe tre miqtë e tij që me dijen e kohës e me arsyet tradicionale mundohen ta ngushëllojnë. Janë tri cikle dialogjesh. Në skenë hyn edhe Eliuhi, një i ri që flet shumë e që nuk përmendet as në hyrje as në përfundim si mik i Jobit /kk 32-37/. Kur zhvillimi i poemës arrin në kulmin e vet, Hyji i dëftohet Jobit. Jobi, i ndydhur nga madhëria e veprës krijuese të Hyjit, edhe pse i grishur nga Hyji të pyesë ose edhe të kundershtojë, shëshmon besimin e vet të thellë në të , pendohet dhe i tërheq mendimet dhe pohimet e veta të mëparshme.
Autori dhe koha e krijimit - Autori mbetet i panjohur. Shihet se do të ketë qenë shumë i ditur dhe njohës i mirë i dijes së kohës dhe me aftësi të madhe teolo-gjikofilozofik. Është patjetër izraelit nga Palestina, megjithëse ka asish që kanë pohuar se ndoshta nuk është judé.
Si kohë e krijimit duhet të merret periudha e passhpërnguljes, d.m.th. kah fundi i shekullit të pestë para Krishtit.
Mësim për jetën - Nga Jobi mësojmë se besimi në Hyjin, megjithëse nuk i zhvillon plotësisht e tani për tani të gjitha problemet që mendja e njeriut i dëshiron të qarta, sepse misteret mbeten mistere, shpie në duresë, qetësuese e në paqe shpirtërore. Autori i ka para sysh lexuesit e kohës së vet dhe do t'u thotë bashkëkohësve të vet, izraelitëve të rënë ngusht se të pashtet, të paatdhe, të patempull, të paliturgji e flijime, ta kenë para sysh të vërtetën se Hyji iu dëftua Jobit, pra ai është, dhe është me ta edhe në këtë gjendje. Kjo është një e vërtetë e madhe që i jep kuptim jetës për ta jetuar njerëzish edhe në vujatje.