Besëlidhja e Vjetër

Joeli

Profecia e Joelit


- Dita e Gjyqit është afër -


Emërtimi - Libri quhet sipas emrit të profetit Joel. Vetë emri do të thotë Hyji Zot.
Autori dhe koha e krijimit - Joeli, biri i Fatuelit, ka jetuar dhe zhvilluar veprimtarinë, siç mendohet përgjithësisht nga biblistët, në mbretërinë e jugut, madje në Jerusalem.
Kohën e predikimit të tij - të shkrimit të tij, të vjetrit e kanë vënë në shekullin VIII, por ky mendim është lënë pothuajse krejtësisht nga biblistët e kohës sonë. Ata mendojnë se vepra u shkrua në fillim të shekullit IV dhe për këtë sjellin arsye të mjaftueshme për kuptimin e kritikës moderne.
Libri dhe ndarja e tij - Në një poezi lirike poeti profet zhvillon në librin e vet dy gjëra kryesore: Zoti është zjarr flakues që ndëshkon deri në pastrim shpirtëror e atëherë përtërit deri në shenjtërim.
Libri zakonisht ndahet në dy pjesë:



  1. Në pjesën e parë përshkruan sulmin e madh të karkalecave që zhbijnë çdo gjë dhe kështu janë nxitje për njënesë e uratë: 1 - 2, 27.

  2. Në pjesën e dytë: 3 - 4, përshkruan në mënyrë apokaliptike kohën e Mesisë dhe të Gjyqit të fundit. Dhuratën e Shpirtit të Zotit do ta marrë mbarë populli.
    BR ardhjen e Shpirtit Shenjt /Vap 2, 17 - 21/ e çmon fillesë të përmbushjes së profecisë së Joelit. Pas dhuratës së Shpirtit Shenjt do të vijë dita e tmerrshme e Gjyqit të Zotit në fushën e Jozafatit, ku do të gjykohet mbarë njerëzimi /4, 1. 12/.