Besëlidhja e Vjetër

Libri i Jozuehut

Libri i Jozuehut


Titulli


      Bibla hebraike e quan: JEHOSHUTA, Të Shtatëdhjetët: JEZUS, kurse Vulgata: Liber Josue - Libri i Jozuehut.
Emërtimi i këtij libri vjen prej personazhit kryesor të Librit. E njohim prej librave të mëparshëm të Pesëlibërshit të Moisiut. Ishte përkatës i fisit të Efraimit, biri i Nunit dhe quhej »Hôshe'a«. Këtë emër që do të thotë /shëlbon/, Moisiu ia shndërroi në »Jehôshu'a« Zoti shëlbon. E përmend D1 23, 13;17, 8-16; 24, 13; 33, 11; Nm 11, 27-29; 13, 8; 14, 30-38 etj. Qe përcjellës dhe ndihmës i Moisiut dhe ai vetë, nën urdhrin e Zotit, duke ia vënë duart mbi krye, para mbarë kuvendit të dheut të izraelitëve e cakton pasardhës të vetin për t'i prirë popullit e për ta sunduar.

Përmbajtja


Mbarë libri mund të ndahet në dy pjesë:
1.Pjesa e parë: /kk 1 - 12/ flet për pushtimin e tokës së Kanaanit. Kalimi me mrekulli i lumit Jordan. Pushtimi i Jerikut, po ashtu me mrekulli. Pushtimi, edhe ky mrekullisht pas sulmit që shkoi huq, i qytetit Hai. Pushtimi i krahinës së jugut. Shërria e gabaonëve. Pushtimi i krahinës veriore. Përfundimi i pjesës së parë.
2.Pjesa e dytë: /kk 13 - 24/ flitet për ndarjen e Tokës së premtuar ndër fiset e Izraelit.
Pasi bën që populli ta përsërisë besëlidhjen me Zotin me përbetim kremtor se do t'i shërbejë vetëm atij e atë do të adhurojë, mban një fjalim në Sihem dhe, në moshën 110 vjeç, vdes e varroset në pronë të vet në Tamnatsare, në pjesën e fisit të Efraimit, në pjesën veriore të malit Gaas.
Për sa i përket autorit si dhe kohës së krijimit: çështjet janë shumë të koklavitura.
Mendimi më i përgjithshëm duket së është: autori anonim ndoshta ishte prej fiseve të Transjordanisë në kohën kur Davidi ende qëndronte në Hebron.