Besëlidhja e Vjetër

Profecia e Malakisë

Profecia e Malakisë


-Hyjnderim i çiltër-


Emërtimi - Libri quhet sipas emrit të profetit, profecitë e të cilit sjell. Por, duhet marrë parasysh se autori është anonim, sepse emri Malaki që ne e dëgjojmë si emër të përveçëm, në të vërtetë librit i vjen nga rreshti 3,1 ku thuhet:
Maleaki - I dërguari im, që mund të merret lirisht për çdo të dërguar të Zotit.
Autori e koha e krijimit - Autori edhe sot e kësaj dite mbetet anonim. Koha e krijimit të librit është diku që nga 516 -
545 para Krishtit, d.m.th. pasi u ndërtua Tempulli e filloi ripërtëritja e judaizmit.
Libri ka tre krerë dhe flet:



  1. Dashuria e Zotit ndaj Izraelit 1,2-5;

  2. Për mungesat e priftërinjve 1,6 - 2,10;

  3. Martesat e përziera 2,11-16;

  4. Dita e Zotit 2,17 - 3,5;

  5. Të dhjetat e Tempullit 3,6-12;

  6. Ngadhënjimi i të drejtëve Ditën e Zotit 3,13-22;

  7. Shtojcat 3,23-24.
    Porosia - Ftesë e fortë edhe për besimtarin e sotëm që të ketë guxim të ngadhënjejë mbi tundimet e përditshme dhe
    grishje e thellë priftërinjve të përsiatin me kujdes mbi thirrjen e vet liturgjike e baritore.
    Libri është i shkruar bukur, thua se është një predk i mbajtur në Tempull. Stili është si ndër profetët para shpërnguljes,
    s’ka vegime, por Zoti flet drejtpërdrejt, Profeti predikon në dialog: shtron çështjen, populli si i tronditur pyet pse, e
    profeti e shtjellon çështjen. Mrekullisht e mban të lidhur me fjalën dëgjuesin e me tekst lexuesin.