Besëlidhja e Vjetër

Nehemia

Libri i Nehemisë


Ndërtimi i bashkësisë


Për sa i përket hyrjes në përgjithësi të Librit të Nehemisë si dje emërtimit të tij, shiko parathënien e Librit të Esdrës.
Këtu mund të shtojmë diçka lidhur me ndarjen e Librit të Nehemisë.
Libri zakonisht ndahet në këto katër pjesë:



  1. Ardhja e kuptarit mbretëror në vitin e 20-të të mbretërimit të Artakserksit.
    Nehemia vjen si qeveritar i krahinës së Judesë /1, 1-7,73a/.

  2. Gjatë një kuvendi të përgjithshëm, prifti - skrib Esdra ia lexon popullit Ligjin. Populli i rrëefen mëkatet dhe premton se do t'i përmbahet Ligjit /7, 73b - 10,40/.

  3. Lista e emrave dhe e reformave. Shugurimi i mureve të Jerusalemit. Kthimi i Nehemisë në Persi /11,1 - 13,3/,

  4. Kthimi i dytë i Nehemisë në Jerusalem. Merr masa të ashpra kundër disa çrregullimeve që kishin shpërthyer brenda bashkësisë /13,4 -32/.