Besëlidhja e Vjetër

Libri i Kishtarit

2
1 Atëherë i thashë vetvetes: »Dua të bëj t’i sprovosh gëzimet: dëfrehu!« Por, ja, edhe kjo gjithashtu kotësi.
2 Për qeshje thashë: »Trashamani!«,
e për gëzime: »Çfarë përfitimi?«
3 Atëherë vendosa në mendjen time ta kënaq trupin tim me verë, kurse zemrën time t’ia kushtoj urtësisë;
vendosa të jepem pas marrisë të shoh se ç’përfitim u sjell bijve të Adamit çka bëjnë nën diell në ditët e paka të jetës së tyre.
4 Atëherë ndërmora të bëj vepra të mëdha: ndërtova për vete shtëpi e mbolla vreshta; 5 bëra kopshte e pemishte dhe mbolla në to pemë frutore të çdo lloji, 6 ndërtova liqene uji për të ujitur të mbjellat. 7 Bleva skllevër e skllave, pata edhe shërbëtorë shtëpiakë, pata bagëti të trasha e grigja bagëtish të imëta të mëdha më shumë se të gjithë paraardhësit e mi në Jerusalem.
8 Grumbullova gjithashtu edhe argjend e ar,
pasurinë e mbretërve e të krahinave,
mblodha edhe këngëtarë e këngëtare dhe kënaqa për bijtë
e njerëzve.
gota e enë shërbimi për të dikuar verë.
9 U bëra i madh aq sa i tejkalova të gjithë ata që kishin qenë para meje në Jerusalem e ndërkaq urtia nuk u nda prej meje. 10 Mandej asgjë prej atyre që dëshironin sytë e mi nuk ua mohova. Nuk i ndalova zemrës sime asnjë kënaqë dhe zemra ime gëzoi veprat e mundit tim: ishte kjo shpërblimi i të gjithë veprimtarisë sime.
11 Atëherë u solla e i vrojtova të gjitha veprat e mia, gjithçka prodhuan duart e mia, të gjithë mundin në të cilin e kisha derdhur djersën time -
dhe ja, gjithçka kotësi e mundim i kotë dhe s’ka farë dobie nën diell!
12 U solla pastaj ta rrah mendjen lidhur me urtinë, marrëzirën dhe çmendurinë dhe e pyeta veten: »Çfarë do të bëjë pasardhësi i mbretit? Atë që është bërë më parë!« 13 E pashë se urtia aq më shumë ka përparësi se marria, sa ka drita më tepër se errësira.
14 I urti i ka sytë në ballë,
kurse i marri ecën në errësirë.
Por e di edhe se të dy do të kenë po të njëjtin fat!
15 Atëherë i thashë vetes:
»Nëse të njëjtin fat do të kemi i marri dhe unë, atëherë ç’dobi që u përpoqa shumë rreth urtisë?« Përblova me mendjen time e hetova se edhe kjo është kotësi.
16 Sepse s’ka përkujtim të përhershëm as për të urtin as për të marrin, ditët e ardhshme do t’i mbulojnë të gjitha me harresë: vdes i dituri sikurse i padituri!
17 Këndej edhe më çon të vjellët jeta ime, sepse e gjej të keqe gjithçka bëhet nën diell:
gjithçka është kotësi dhe mundim i kotë!
18 Urrej të gjithë punën që e kam bërë nën diell, të cilën do t’ia lë trashëgim atij që do të vijë pas meje. 19 Kush mund ta dijë a do të jetë i urtë apo i marrë? E, pra, ai do të zotërojë me tërë mundimin tim e djersën time që e bëra nën diell. Po a s’është edhe kjo kotësi?! 20 Dhe erdha dhe e bora vullnetin për të gjithë mundin që e bera nën diell. 21 E njëmend ka njeri që punon me urti, me dije e me kujdes dhe gjithçka do t’ia lërë për trashëgim njërit që aspak për të s’është munduar. Ja, pra, edhe kjo është një kotësi e e keqe e madhe! 22 Sepse çka fiton ai prej të gjithë mundit të vet e prej tërë përpjekjes personale që e bëri nën diell? 23 Të gjitha ditët e jetës së tij kaluan në dhimba, mund e kujdesim dhe as natën nuk mundi ta kalojë në qetësi. Edhe kjo gjithashtu është kotësi! 24 S’ka për njeriun tjetër të mirë përveç të hajë, të pijë e t’i gëzojë të mirat e punës së vet. Dhe shoh se kjo gjë është dhuratë e Hyjit. 25 E kush njëmend do të mund të hajë e t’i gëzojë të mirat pa Të? 26 Sepse Ai ia jep njeriut, që është i mirë para syve të tij, urtinë, dijen e gëzimin, kurse mëkatarit ia vë për detyrë ta bashkojë e ta mbledhë dhe t’ia japë atij që i pëlqen Hyjit. Por edhe kjo është kotësi e mundim i kotë!

Lexime: 13