Besëlidhja e Vjetër

Sofonia

Profecia e Sofonisë


- Dita e Zotit -


Emërtimi - Libri quhet Profecia e Sofonisë sipas emrit të profetit, profecitë e të cilit sjell.
Autori e koha e krijimit - Për autorin dimë aq sa mund të nxirret nga vepra e tij. Ai i sjell në librin e vet disa breza. E bën këtë që të na sigurojë se rrjedh nga shtëpia mbretërore, atëherë do të ishte pasardhës i mbretit Ezeki /716 - 678/ ose, pse i ati quhej Kus, që do të thotë etiopas e me të ka dashur ta vërtetojë se është judeas. Profetoi në kohën e mbretit Jozi, kur ky ishte ende i mitur, pra, para reformës, përafërsisht ndërmjet viteve 640 - 630 para Krishtit.
Në këtë kohë, pra, duhet vënë edhe kohën e krijimit të veprës.
Ndarja - Libri zakonisht ndahet:



  1. Titulli 1, 1;

  2. Dita e Zotit në Jude 1, 2 - 2, 3;

  3. Kundër paganëve 2, 4 - 15;

  4. Kundër Jerusalemit 3, 1 - 8;

  5. Premtimet 3, 9 - 20.
    Porosia - Sofonia nuk kënaqet të qesë në shesh të keqen e idhujtarisë, të formalizmit në kult e në besim, të padrejtësisë shoqërore, por depërton në prejardhjen e tyre: rrënja është në mungesë feje e në kreni. Prandaj e paraqet Ditën e Gjyqit të Zotit me kërcënime të mëdha e me fjalë të rënda, por ky profet, ugurzi në shprehje, është njeri i një shprese të madhe: është një Tepricë të përvuajturish që i shpëton këtij gjyqi e i jepen premtimet.