Besëlidhja e Vjetër

Zakaria

Profecia e Zakarisë


- Ripërtëritje e popullit dhe e kombeve: ditët e fundit -


Emërtimi - Libri quhet Profecia e Zakarisë sipas emrit të profetit, profecitë e të cilit sjell.
Autori e koha e krijimit -Autori është bashkëkohës i profetit Agje. Përmendet tek Ezd 5,1 dhe 6,14. Edhe Zakaria porsi Agjeu nxit qeveritarin, kryepriftin dhe mbarë popullin ta rindërtojnë Tempullin e qytetin, por ia kalon atij me mbajtjen e pastërtisë rituale e me mbajtjen e agjërimeve. Libri ndahet zakonisht në dy pjesë: pjesa e parë: 1-8 dhe kjo pjesë është vepër e Zakarisë, dhe në pjesën e dytë: 9-14 që nuk është vepër e Zakarisë, por e nxënësve të tij. Biblistët,
madje, flasin edhe për Deuterozakarinë, madje edhe për Tritozakarinë pasi pjesa e parë u krijua në shekullin VI, kurse pjesa e dytë në shek. IV ose edhe III. Sidoqoftë, prapëseprapë libri është mjaft mirë i lidhur si tërësi: pjesa e parë flet për ripërtëritjen e Tempullit e të popullit të Judës, kurse pjesa e dytë ka një pamje shumë më të gjerë: kohën e mbretërisë mesianike kur do të ripërtëritet populli i zgjedhur dhe ky do të bëhet vegël ripërtëritjeje të të gjitha kombeve.
Porosia - Zakaria merret me ripërtëritjen e Tempullit, por këtë e mban për parashenjë të kohës mesianike që aq forte intereson.
Zakaria ka këtë plan: me gjithë kundërshtimin e njerëzimit ndaj Zotit, Zoti ka planin e vet me të dhe aido të plotësohet patjetër. Hyji i vërtetë është përmbi çdo komb të fortë. Qëllimi i çdo gjëje është vetë Hyji në mesin enjerëzimit.