Rezultatet e kërkimit për "Aroni"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,10  

Aroni shtjellues i Moisiut

10 Moisiu i tha Zotit: »Më fal, o Zot, unë nuk jam njeri gojëmbarë! Nuk kam qenë as më parë dhe as tash, qysh se fole me shërbëtorin tënd: nuk më rrjedhin fjalët e jam i ngadalshëm në të folur!«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,14  14 Zoti u hidhërua në Moisiun dhe i tha: »Aroni, yt vëlla, e di se është gojëmbarë! Dhe ja, po të del përpara e kur të të shohë do të gëzohet prej fundit të zemrës.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

4,27  

Takimi me Aronin

27 Kurse Aronit Zoti i tha: »Dili para Moisiut në shkretëtirë.« Ky i doli para në malin e Hyjit dhe e mori ngrykë. Moisiu i tregoi Aronit çdo fjalë të Zotit, me të cilat e kishte dërguar si dhe shenjat që i kishte urdhëruar.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,29  29 Aroni u tregoi çdo fjalë që Zoti ia kishte thënë Moisiut dhe i bëri shenjat para popullit.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

5,1  

Takimi i parë me faraonin

1 Pas kësaj ngjarjeje, Moisiu e Aroni hynë te faraoni dhe i thanë: »Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Lësho popullin tim që të shkojë të më bëjë fli në shkretëtirë.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
5,4  4 Por mbreti i Egjiptit u tha: »Përse ti, Moisi e ti Aron, po doni ta ndani popullin prej punës së vet? Kthehuni në punët tuaja!«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
5,20  20 Kur dolën prej faraonit takuan Moisiun dhe Aronin që po i prisnin
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

6,13  

13 Zoti foli përsëri me Moisiun e me Aronin dhe u urdhëroi të shkojnë njëherë te bijtë e Izraelit e pastaj te faraoni, mbreti i Egjiptit, për t’i nxjerrë izraelitët nga dheu i Egjiptit.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

6,14  

Breznitë e Moisiut e të Aronit

14 Këta janë zotët e shtëpive sipas familjeve të tyre. Bijtë e Rubenit, të të parëlindurit të Izraelit: Henoku, Faluu, Hesroni dhe Karmiu. Këto janë familjet e Rubenit.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

6,20  

20 Amrami e mori për grua Johabedën, emtën e vet. Ajo i lindi Aronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

6,23  

23 Aroni mori për grua Elizabetën, bijën e Aminadabit, motrën e Nahasonit. Kjo i lindi Nadabin, Abiun, Eleazarin dhe Itamarin.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

6,26  

26 Ky është ai Aroni dhe Moisiu, të cilëve u urdhëroi Zoti që t’i nxjerrin bijtë e Izraelit turma-turma prej dheut të Egjiptit.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

6,27  

27 Këta janë ata që folën me faraonin, mbretin e Egjiptit, që t’i nxjerrin bijtë e Izraelit prej Egjiptit: janë po ai Moisi dhe ai Aron.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

7,1  

1 Zoti i tha Moisiut: »Qe unë të bëra si hyjni për faraonin, kurse Aroni, yt vëlla, do të jetë profeti yt.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
7,2  2 Ti thuaj krejt si po të urdhëroj vetë; kurse Aroni t’ia thotë faraonit që t’i lërë të shkojnë prej dheut të tij bijtë e Izraelit.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
7,6  6 Kështu Moisiu dhe Aroni bënë krejt si u tha Zoti: po ashtu vepruan.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

7,7  

7 Moisiu kishte tetëdhjetë vjet, kurse Aroni kishte tetëdhjetë e tri, kur folën me faraonin.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
7,8  

3. Shuplakat e Egjiptit. Pashkët

Shkopi i shndërruar në gjarpër

8 Zoti i tha Moisiut e Aronit:
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
7,9  9 »Kur faraoni t’ju thotë: ‘Tregojeni shenjën!’ ti thuaj Aronit: ‘Merre shkopin tënd dhe hidhe para faraonit, dhe ai le të shndërrohet në shlligëz!’«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

7,10  

10 Si hynë, pra, Moisiu dhe Aroni, bënë ashtu si u kishte urdhëruar Zoti: Aroni e hodhi shkopin para faraonit dhe ministrave të tij, dhe shkopi u shndërrua në gjarpër.