Rezultatet e kërkimit për "Hyji"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,1  

PREJARDHJA E BOTËS DHE E NJERËZIMIT

Krijimi dhe Rënia

Tregimi i parë mbi krijimin

1 Në fillim Hyji krijoi qiellin e tokën.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,2  

2 Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; terri e mbulonte humnerën dhe fryma e Hyjit endej përmbi ujërat.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,3  3 Hyji tha: »Le të bëhet drita!« Dhe drita u bë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,4  4 Hyji pa se drita ishte gjë e mirë dhe e ndau dritën prej territ.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,5  5 Hyji e quajti dritën ‘ditë’, kurse terrin ‘natë’. Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e parë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,6  

6 Hyji tha edhe: »Le të bëhet ndërmjet ujërave kupa e qiellit dhe le t’i ndajë ajo ujërat prej ujërave.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,7  7 Hyji bëri kupën e qiellit dhe i ndau ujërat që ishin nën kupën e qiellit prej atyre që ishin përmbi kupën e qiellit. Dhe u bë ashtu.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,8  8 Hyji e quajti kupën e qiellit ‘qiell’. Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e dytë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,9  

9 Hyji tha prapë: »Le të bashkohen ujërat, që janë nën qiell, në një vend të vetëm. E le të duket teriku!« Dhe u bë ashtu.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,10  

10 Hyji terikun e quajti ‘tokë’ kurse ujërat e bashkuara i quajti ‘dete’. Dhe Hyji pa se ishte gjë e mirë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,11  11 Dhe Hyji tha: »Le të qesë toka bar të gjelbër e bar që qet farë e lëndë frytdhënëse që jep fryte sipas llojit të vet që ta ketë farën e vet në vetvete përmbi tokë!« E u bë ashtu.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,12  12 Toka qiti barin e gjelbër, barin që qet farë sipas llojit të vet, dhe lëndën frytdhënëse sipas llojit të vet, që ka më vetvete farën sipas llojit të vet. Hyji pa se ishte gjë e mirë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,14  

14 Hyji tha: »Le të bëhen ndriçues në kupën e qiellit, që ta ndajnë ditën e natën dhe të shërbejnë si shenja për stinë, ditë dhe vite:

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,16  16 Hyji bëri dy dritëdhënës të mëdhenj: dritëdhënësin më të madh që të sundojë ditën e dritëdhënësin më të vogël që të sundojë natën dhe yjet.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,17  17 Hyji i vendosi në kupën e qiellit që të ndriçojnë mbi tokë,
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës
1,18  18 që ta sundojnë ditën dhe natën e ta ndajnë dritën prej territ. Hyji pa se ishte gjë e mirë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,20  

20 Hyji tha edhe: »Le të vlojnë ujërat vrumull me qenie të gjalla e shpendët le të fluturojnë përmbi tokë, nën kupën e qiellit!«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,21  

21 Hyji krijoi përbindësh të mëdhenj deti dhe çdo lloj qenie të gjallë që lëviz rrëshqanthi e gëlojnë sipas llojit të vet si edhe çdo shpend sipas llojit të vet. Hyji pa se ishte gjë e mirë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,22  

22 Hyji i bekoi dhe tha: »Shtohuni e shumohuni, mbushni ujërat e detit; po edhe shpendët le të shumohen përmbi tokë!«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

1,24  

24 Përsëri Hyji tha: »Le të prodhojë toka qenie të gjalla, secilën sipas llojit të vet: bagëti, zvarranikë dhe egërsira sipas llojit të tyre!« Dhe u bë ashtu.