Rezultatet e kërkimit për "Izraeli"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

1,1  

I. ÇLIRIMI PREJ EGJIPTIT

1. Izraeli në Egjipt

Përparimi i hebrenjve në Egjipt

1 Këta janë emrat e bijve të Izraelit, që, bashkë me Jakobin, hynë në Egjipt, secili me familjen e vet:

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

1,7  

7 Bijtë e Izraelit u rritën, u shtuan, u shumuan, u forcuan për së tepërmi dhe e mbushën dheun.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
1,9  9 Ky i tha popullit të vet: »Ja, populli i Izraelit u shumua fort dhe u bë më i fuqishëm se ne!
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
1,13  13 Egjiptianët filluan t’i kenë frikë bijtë e Izraelit, këndej nisën t’i mundojnë pa mëshirë
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
2,23  

Thirrja e Moisiut

Hyjit i bie ndër mend për Izraelin

23 Mirëpo, pas një kohe të gjatë, vdiq mbreti i Egjiptit. Izraelitët ende dënesnin në skllavëri. Klithnin të mjerët prej vuajtjeve të robërisë, dhe klithjet e tyre për ndihmë arritën te Hyji.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,9  9 Kështu, pra, klithma e bijve të Izraelit arriti deri tek unë, po edhe unë vetë e pashë shtypjen e tyre që po e pësojnë prej egjiptianëve.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,10  10 Pra, eja se dua të të çoj te faraoni që ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, prej Egjiptit!«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,11  11 Por Moisiu i tha Hyjit: »Po kush jam unë që të shkoj te faraoni dhe t’i nxjerr bijtë e Izraelit prej Egjiptit?«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,13  

Zbulimi i Emrit të Hyjit

13 Atëherë Moisiu i tha Hyjit: »Qe po qe se unë po shkuakam te bijtë e Izraelit dhe po ju thënkam: Hyji i etërve tuaj më dërgoi tek ju. Po nëse më thonë: ‘Si e ka emrin?’, çka do t’u them?«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

3,15  

15 Dhe Hyji i tha përsëri Moisiut: »Kështu thuaju bijve të Izraelit: Jahveu (Ai që është), Hyji i etërve tuaj, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, dhe Hyji i Jakobit më dërgoi tek ju. Ky është emri im i përhershëm, me këtë emërtim do të kujtohem prej breznie në brezni.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,16  

Shtjellime rreth dërgimit të Moisiut

16 »Shko e bashkoj pleqtë e Izraelit dhe thuaju: ‘Zoti, Hyji i etërve tuaj, m’u dëftua: Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit e më tha: Erdha t’ju shoh dhe pashë gjithçka që po ju ndodh në Egjipt.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

3,18  

18 Ata do ta dëgjojnë fjalën. Ti dhe pleqtë e Izraelit do të hyni te mbreti i Egjiptit dhe thoni: ‘Zoti, Hyji i hebrenjve na u dëftua. Tash duhet të shkojmë në shkretëtirë tri ditë rrugë larg, për t’i flijuar Zotit, Hyjit tonë.’

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,22  22 Ti thuaj: ‘Kështu thotë Zoti: Izraeli është i parëlinduri biri im’.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,28  28 Erdhën bashkë dhe i bashkuan të gjithë pleqtë e bijve të Izraelit.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

4,30  

30 Populli besoi. E morën vesh se Zoti i kishte parë bijtë e Izraelit se e kishte parë mjerimin e tyre, dhe e adhuruan me fytyrë përdhe.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

5,1  

Takimi i parë me faraonin

1 Pas kësaj ngjarjeje, Moisiu e Aroni hynë te faraoni dhe i thanë: »Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Lësho popullin tim që të shkojë të më bëjë fli në shkretëtirë.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
5,2  2 Por ai përgjigji: »Kush është ai Zot, që t’ia dëgjoj fjalën e ta lëshoj Izraelin? Unë nuk e pranoj atë Zot, as nuk e lëshoj Izraelin.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

5,14  

14 Bijtë e Izraelit, ata që mbikëqyrësit e faraonit i vunë të regjistrojnë sasinë e punës, qenë frushkulluar. U thonin: »Pse nuk e plotësuat as dje as sot, numrin e tullave si më parë?«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
6,6  6 Prandaj thuaju bijve të Izraelit: Unë jam Zoti që do t’i nxjerr nga shtypja e egjiptianëve! Unë do t’ju shpëtoj nga skllavëria dhe do t’ju shpërblej me goditje të fuqishme, duke i ndëshkuar rëndë!
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
6,9  9 Moisiu po të gjitha këto ua tregoi bijve të Izraelit, por ata nuk ia vinin fare veshin, sepse ishin shpirtërisht tepër të ngushtuar nga puna tepër e rëndë.