Rezultatet e kërkimit për "Moisiu"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

2,1  

2. Rinia dhe Thirrja e Moisiut

Lindja e Moisiut

1 Një burrë prej familjes së Levit shkoi e mori për grua një nga fisi i vet.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
2,10  10 Kjo ia ngjiti emrin Moisi. Tha: »Sepse e nxorra prej ujit.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
2,11  

Moisiu ikën në Madian

11 Ndër ato ditë, Moisiu, si u rrit, shkoi te vëllezërit e vet. Pa çka po hiqnin e pa edhe një egjiptian duke e rrahur një hebre - prej vëllezërve të tij.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
2,14  14 Ai i përgjigji: »Kush të ka vënë prijës dhe gjykatës mbi ne? A mos po do të më vrasësh, siç e vrave egjiptianin?«
Moisiun e kapi frika dhe tha: »Po si doli kjo gjë në dritë?«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

2,15  

15 Kur i shkoi kjo ngjarje në vesh faraonit, ai deshi ta vrasë Moisiun. Moisiu iku prej tij dhe shkoi në dheun e Madianit e u ndal të pushojë përbri një pusi.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
2,17  17 Por arritën barinjtë dhe i dëbuan ato. Mirëpo, Moisiu u ngrit, i mbrojti vajzat dhe u dha ujë deleve të tyre.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
2,21  21 Kështu Moisiu pranoi të jetojë tek ai njeri dhe e mori për grua Seforën, bijën e tij.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,1  

Kaçuba e ndezur

1 Tashti, Moisiu po i kulloste delet e vjehrrit të vet, Jetros, priftit të Madianit. Pasi i dha grigjës mballimin e shkretëtirës, arriti në malin e Hyjit Horeb.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,3  3 Moisiu mendoi: »Po afrohem të shoh këtë dukuri të madhe: pse nuk digjet kaçuba?«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,4  4 Kur Zoti e pa se po afrohet për të parë, Hyji e thirri prej kaçube dhe i tha: »Moisi, o Moisi!« Ai përgjigji: »Urdhëro!«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

3,6  

6 Dhe shtoi: »Unë jam Hyji i atit tënd Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit.« Atëherë Moisiu e mbuloi fytyrën, sepse nuk kishte guxim të shikonte drejt Hyjit.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,7  

Misioni i Moisiut

7 Zoti i tha: »E pashë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe e dëgjova klithjen e tij për ndihmë për shkak të pashpirtësisë të mbikëqyrësve të tyre.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,11  11 Por Moisiu i tha Hyjit: »Po kush jam unë që të shkoj te faraoni dhe t’i nxjerr bijtë e Izraelit prej Egjiptit?«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,13  

Zbulimi i Emrit të Hyjit

13 Atëherë Moisiu i tha Hyjit: »Qe po qe se unë po shkuakam te bijtë e Izraelit dhe po ju thënkam: Hyji i etërve tuaj më dërgoi tek ju. Po nëse më thonë: ‘Si e ka emrin?’, çka do t’u them?«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,14  14 Hyji i tha Moisiut: »Unë jam ai që jam!«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

3,15  

15 Dhe Hyji i tha përsëri Moisiut: »Kështu thuaju bijve të Izraelit: Jahveu (Ai që është), Hyji i etërve tuaj, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, dhe Hyji i Jakobit më dërgoi tek ju. Ky është emri im i përhershëm, me këtë emërtim do të kujtohem prej breznie në brezni.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
3,16  

Shtjellime rreth dërgimit të Moisiut

16 »Shko e bashkoj pleqtë e Izraelit dhe thuaju: ‘Zoti, Hyji i etërve tuaj, m’u dëftua: Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit e më tha: Erdha t’ju shoh dhe pashë gjithçka që po ju ndodh në Egjipt.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

4,1  

Moisiut i jepet fuqia mrekullibërëse

1 Moisiu përgjigji: »Po çka, nëse nuk më besojnë e nuk ma dëgjojnë fjalën e më thonë: ‘Ty nuk të është dëftuar Zoti’?«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,3  3 Dhe Zoti i tha: »Hidhe në tokë!« Ai e hodhi dhe u kthye në gjarpër, sa që Moisiu u largua.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,10  

Aroni shtjellues i Moisiut

10 Moisiu i tha Zotit: »Më fal, o Zot, unë nuk jam njeri gojëmbarë! Nuk kam qenë as më parë dhe as tash, qysh se fole me shërbëtorin tënd: nuk më rrjedhin fjalët e jam i ngadalshëm në të folur!«