Rezultatet e kërkimit për "Ungjilli"

Besëlidhja e Re | Marku
14,9  9 Përnjëmend po ju them: kudo që në botën mbarë do të predikohet Ungjilli, do të tregohet edhe çka bëri kjo në përkujtimin e saj."
Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit

1,25  

25 kurse fjala e Zotit mbetet në amshim«.
Tashti kjo fjalë është Ungjilli që ju qe
shpallur.

Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit

2,8  

8 E:
»Gur në të cilin zihet në thua,
buzë shkëmbi nga thyhet qafa«.
ata zënë në thua sepse nuk e dëgjojnë pre-
dikimin e Ungjillit, për çka edhe janë të
caktuar.

Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit

3,1  

Gratë e burrat

1 Gjithashtu edhe ju, gra, dëgjojini burrat
tuaj në mënyrë që, nëse ndoshta disa
nuk e dëgjojnë fjalën e Ungjillit, të mund të
fitohen pa nevojën e fjalës me anë të sjelljes
së mirë të grave të veta,

Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit
4,6  6 Për
këtë arsye u predikua Ungjilli edhe atyre
që vdiqën që të gjykohen sipas njerëzve në
trup - e të jetojnë sipas Hyjit në shpirt.
Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit
4,17  17 Sepse, arriti dita të fillojë gjyqi
nga shtëpia e Hyjit. E, nëse më së pari fillon
prej nesh, po si do të jetë atëherë mbarimi
i atyre që nuk i binden Ungjillit të Hyjit?
Besëlidhja e Re | 2 e Timoteut
1,8  8 Prandaj mos të të vijë turp ta dëshmosh Zotin tonë, as mua të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për Ungjill duke u mbështetur në fuqinë e Hyjit,
Besëlidhja e Re | 2 e Timoteut
1,10  10 dhe u dëftua tani me Ardhjen e Shëlbuesit tonë Jezu Krishtit. Ky e asgjësoi vdekjen dhe bëri të shndrisë jeta dhe pavdekësia me anë të Ungjillit,
Besëlidhja e Re | 2 e Timoteut

2,8  

8 Kujtoje Jezu Krishtin të ngjallur nga të vdekurit nga trungu i Davidit sipas Ungjillit që unë predikoj,

Besëlidhja e Re | 2 e Timoteut
4,17  17 Por Zoti qe me mua. Ai më dha fuqi që predikimi i Ungjillit të kumtohej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë paganët. Hyji më shpëtoi nga goja e luanëve.
Besëlidhja e Re | 1 e Selanikasve
1,5  5 pasi Ungjilli ynë nuk erdhi ndër ju vetëm me anë të fjalës, por edhe i përcjellë me fuqi dhe me Shpirt Shenjt dhe me mbushmendje të plotë. Të tillë, pra, siç e dini, kemi qenë ndër ju për ju.
Besëlidhja e Re | 1 e Selanikasve
2,2  2 por, përkundrazi edhe pse, siç e dini, qemë të salvuar e të poshtëruar në Filipe, prapë morëm guxim, me ndihmën e Hyjit tonë, ta predikojmë Ungjillin e Hyjit ndër ju sadoqë me luftë të madhe.
Besëlidhja e Re | 1 e Selanikasve
2,4  4 por, sikurse Hyji vendosi të na e besojë Ungjillin, ashtu ne edhe e predikojmë; jo, sikurse të donim t’u pëlqejmë njerëzve, por Hyjit që i shqyrton zemrat tona.
Besëlidhja e Re | 1 e Selanikasve
2,8  8 Këndej, prej dashurisë që kemi për ju, ishim të gatshëm t’ju shpallim jo vetëm Ungjillin e Hyjit, por t’ju jepnim edhe jetën tonë, kaq ju kemi pasur për zemër.
Besëlidhja e Re | 1 e Selanikasve
2,9  9 Dhe vërtet, vëllezër, patjetër do t’ju bien ndër mend mundimi dhe vuajtjet tona: kemi punuar natë e ditë që të mos i bëheshim ndokujt barrë dhe ju predikuam Ungjillin e Hyjit.
Besëlidhja e Re | 1 e Selanikasve
3,2  2 dhe dërguam Timoteun, vëllain tonë dhe bashkëpunëtorin e Hyjit në përhapjen e Ungjillit të Krishtit, që t’ju forcojë dhe t’ju japë zemër në fe,
Besëlidhja e Re | Efesianëve

1,13  

13 Po në Të edhe ju
që e dëgjuat fjalën e së vërtetës
Ungjillin e shëlbimit tuaj
pasi besuat në Të,
u vulosët me Shpirtin Shenjt të Premtuarin

Besëlidhja e Re | Efesianëve
3,6  6 se paganët – në Jezu Krishtin – janë bashkëpjesëtarë të të njëjtit trashëgim, bashkëgjymtyrë të të njëjtit trup, dhe bashkanëtarë të të njëjtit premtim në saje të Ungjillit,
Besëlidhja e Re | 1 e Korintasve

1,17  

17 Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj Ungjillin, madje ta predikoj, jo me dituri fjale, që të mos i humbë fuqia kryqit të Krishtit.

Besëlidhja e Re | 1 e Korintasve
4,15  15 Sepse, edhe po t’i kishit në Krishtin dhjetë mijë mësues, nuk do të kishit shumë etër, sepse, me anë të Ungjillit, unë ju linda në Jezu Krishtin.