Rezultatet e kërkimit për "Zoti"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,4  

4 Kjo është zanafilla e qiellit dhe e tokës, kur qenë krijuar.

Prova e lirisë. Parrizi

Atë ditë, kur Zoti Hyj krijoi tokën e qiellin

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,5  

5 para se të mbinte në tokë ndonjë shkurre fushe, para se të gjelbëronte ndonjë bimë tokësore: sepse Zoti Hyj nuk kishte lëshuar ende shi mbi tokë e nuk kishte njeri që ta punonte tokën;

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,7  

7 atëherë Zoti Hyj e formoi prej pluhurit të tokës njeriun dhe nëpër hundë i shtiu frymën e jetës e njeriu u bë qenie e gjallë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,8  

8 Zoti Hyj mbolli një kopsht në Eden, në lindje e në të e vendoi njeriun që e kishte krijuar.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,9  

9 Zoti Hyj bëri që prej toke të mbijë çdo lloj peme, e bukur për t’u parë dhe e shijshme për t’u ngrënë e në midis të parrizit pemën e jetes e pemën e dijes të mirës e të së keqes.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,15  

15 Zoti Hyj e mori njeriun dhe e vendoi në kopshtin Eden që ta punojë e ta ruajë atë:

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,16  

16 Zoti Hyj i urdhëroi njeriut dhe i tha: »Ha prej çdo peme të kopshtit;

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,18  

18 Zoti Hyj tha edhe: »Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm: do t’ia bëj një ndihmë që t’i përngjajë.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,19  

19 Pasi Zoti Hyj i kishte formuar prej dheut të gjitha kafshët e gjalla të fushës dhe të gjithë shpendët e qiellit, i solli te njeriu, për të parë, se si do t’i quajë, sepse secila kafshë e gjallë do të mbante atë emër, me të cilin do ta quante njeriu.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,21  

21 Prandaj, Zoti Hyj i lëshoi njeriut një gjumë të rëndë. Pasi e zuri gjumi, ia nxori një brinjë dhe vendin e saj e mbushi me mish.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

2,22  

22 Zoti Hyj e përftoi gruan prej brinjës që ia kishte nxjerrë njeriut dhe e solli te njeriu.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

3,1  

Rënia

1 Ndër të gjitha egërsirat e fushës që Zoti Hyj krijoi, gjarpri ishte më dinaku. Ky i tha gruas: »Vërtet, Hyji ju urdhëroi që të mos hani prej asnjë peme të kopshtit?«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

3,8  

8 Kur mandej e dëgjuan zërin e Zotit Hyj që po shëtiste nëpër kopsht, në freskinë e pasditës, njeriu e gruaja e tij u fshehën para Zotit Hyj ndërmjet pemëve të kopshtit.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

3,9  

9 Zoti Hyj e thirri njeriun e i tha: »Ku je?«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

3,13  

13 Atëherë Zoti Hyj i tha gruas: »Pse e bëre këtë?« Gruaja përgjigji: »Më gënjeu gjarpri dhe hëngra.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

3,14  

14 Atëherë Zoti Hyj i tha gjarprit:
» Pasi e bëre këtë gjë
qofsh mallkuar ndër të gjitha bagëtitë
dhe kafshët e egra!
Do të ecësh përmbi barkun tënd
dhe do të hash pluhur në të gjitha ditët e jetës sate!

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

3,21  

21 Zoti Hyj ia bëri njeriut e gruas së tij petkat prej lëkure dhe i veshi.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

3,22  

22 Atëherë Zoti Hyj tha: »Qe, njeriu u bë gati si njëri prej nesh duke e njohur të mirën e të keqen; tash, pra, s’do të ishte mirë ta shtrijë dorën e të marrë prej pemës së jetës e të hajë dhe të jetojë për amshim.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

3,23  

23 Zoti Hyj e dëboi njeriun prej kopshtit të Edenit që ta punojë tokën prej së cilës qe krijuar.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

4,1  

Kaini e Abeli

1 Njeriu e njohi Evën, gruan e vet. Ajo ngjizi dhe lindi Kainin e tha: »Prej Zotit e fitova një njeri.«