Rezultatet e kërkimit për "armiqtë"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
1,10  10 Të marrim, pra, ndaj tij masa të mjaftueshme për të bërë që të mos shumohet; ndryshe, në rast lufte kundër nesh, do të bashkohet me armiqtë tanë, dhe, pasi të na mundin, do të dalin nga vendi.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

23,1  

Drejtësia. Detyrat ndaj armiqve

1 Mos i prano thashethemet e rrejshme. Mos i ndihmo bakeqit duke dëshmuar për të rrejshëm.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

23,22  

22 Nëse do ta dëgjosh zërin e tij e nëse do të bësh gjithçka them, unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe kundërshtari i kundërshtarëve të tu.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
23,27  27 Si pararendësin tënd do ta dërgoj tmerrin tim e do ta pështjelloj çdo popull tek i cili do të hysh dhe të gjithë armiqtë e tu do t’i shtrëngoj ta kthejnë shpinën para teje,
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
26,7  7 Do t’i vini në ikje armiqtë tuaj dhe ata do të bien para jush nga shpata.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut

26,8  

8 Pesë prej jush do t’i ndjekin njëqind sish, ndërsa njëqind jush dhjetë mijë sish: armiqtë tuaj do të bien nga shpata para syve tuaj.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
26,16  16 por, ja, edhe çka do t’ju bëj unë juve: do t’jua fus frikën në palcë, do t’ju çoj rraskapitje dhe ethe që t’jua shterin sytë e t’jua brejnë jetën. Kot do të mbillni farën tuaj, armiqtë do t’jua hanë!
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
26,25  25 do të sjell mbi ju shpatën hakmarrëse të besëlidhjes sime; kur të strehoheni në qytetet tuaja, unë do të çoj ndër ju murtajën e ju do t’u lëshoheni në duar armiqve.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
26,32  32 Do ta shkretoj vendin tuaj: mbi të do të mbesin shtang të habitur armiqtë tuaj kur të vijnë të banojnë në të.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut

26,34  

34 Atëherë tokës do t’i pëlqejnë të shtunat e saja, gjatë krejt kohës së vetmimit të saj. Kur ju të gjendeni në dheun e armiqve, ajo do të shtunojë, do t’i çojë në vend të shtunat e veta.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
26,36  36 E ndër ata prej jush që të mbesin gjallë, do t’u fus në zemrat e tyre tmerrin në vendet e armiqve: do t’i trembë edhe fërshellima e gjethit që bie, do të ikin si prej shpatës; do të bien pa i pasë ndjekur kush.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
26,39  39 Po edhe në qoftë se disa prej jush do të mbesin gjallë, do të kalben në paudhësitë e veta në dheun e armiqve tuaj edhe për shkak të mëkateve të etërve do të shkrihen bashkë me ta.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut

26,41  

41 Edhe mua m’u desh të sillem kësodore kundër tyre e t’i tres në dheun e armiqve të tyre.«

Mundësia e kthimit

»Ndoshta atëherë zemra e tyre e parrethprerë do të përulet e do të bëjnë pendesë për paudhësitë e veta.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
26,44  44 E, madje, edhe kur të jenë në dheun e armiqve të tyre, nuk do të heq krejtësisht dorë prej tyre as që do t’i përbuz deri në atë masë që t’u tresë fara e ta zhbëj besëlidhjen time me ta. Sepse unë jam Zoti, Hyji i tyre.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

14,20  

20 Qoftë bekuar Hyji tejet i Lartë
që i lëshoi armiqtë e tu në duar të tua!«
Abrami i dha të dhjetën e të gjithave.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

22,17  

17 unë po ta fal bekimin tim dhe do të bëj që pasardhësit e tu të shtohen porsi yjet e qiellit, porsi rëra në bregun e detit. Ndërsa pasardhësit e tu do t’i pushtojnë dyert e armiqve të vet

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

24,60  

60 Motrës i uruan fatlumësi dhe i thanë:
»Motër‑o, motra jonë!
Me mijëra mijërash u shtofsh!
Fara jote i pushtoftë
dyert e armiqve te vet!«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

49,8  

8 O Judë, vëllezërit e tu do të lëvdojnë,
dhëna jote në zverkun e armiqve të tu!
Para teje do të përmbysen bijtë e
babës tënd!

Besëlidhja e Re | 1 e Selanikasve
2,15  15 Këta e vranë edhe Zotin Jezus dhe profetët. Na salvuan edhe ne. Ata nuk i pëlqejnë Hyjit. Janë armiq me të gjithë njerëzit
Besëlidhja e Re | 1 e Korintasve

15,25  

25 Sepse Atij i takon të mbretërojë derisa t’i vërë nën këmbët e tij të gjithë armiqtë e tij.