Rezultatet e kërkimit për "barku"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

3,14  

14 Atëherë Zoti Hyj i tha gjarprit:
» Pasi e bëre këtë gjë
qofsh mallkuar ndër të gjitha bagëtitë
dhe kafshët e egra!
Do të ecësh përmbi barkun tënd
dhe do të hash pluhur në të gjitha ditët e jetës sate!

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
3,9  9 Le t’i kushtojë prej flisë se pajtimit si fli të erëndshme Zotit: dhjamin e krejt bishtin duke e prerë mu te kurrizi, të nxjerrë edhe dhjamin që i mbështjell zorrët dhe tërë dhjamin e barkut,
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
11,42  42 Asnjë kafshë që hiqet zvarrë përmbi bark ose që ecën mbi katër ose më shumë këmbë - që është zvarranik, mos e hani se është e papastër.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

10,5  

5 Prej këtyre u ndanë popujt nëpër ujdhesa në krahinat e veta, secili sipas gjuhës së vet dhe sipas barkut të vet, në kombësi të vet.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

30,2  

2 Jakobi i hidhëruar, i përgjigji: »Pse a mos jam unë në vend të Hyjit që ty ta mohoi frytin e barkut?«

Besëlidhja e Re | 1 e Korintasve
6,13  13 "Gjellërat janë për bark e barku për gjellëra...!"
"Por Hyji do t’i shkatërrojë këtë dhe ato. E trupi nuk është për fëlligështi, por i përket Zotit, e Zoti për trupin.
Besëlidhja e Re | Gjoni

3,4  

4 "Si është e mundur i tha Nikodemi të lindë njeriu kur është i moçëm? A thua mund të hyjë përsëri në barkun e nënës së vet e të lindë?"

Besëlidhja e Re | Gjoni
7,38  38 kush beson në mua!
Siç thotë Shkrimi shenjtë:
‘Lumenj uji të gjallë do të rrjedhin prej barkut të tij!’"
Besëlidhja e Re | Mateu
12,40  40 Sikurse Jona qe në barkun e përbindëshit të detit tri ditë e tri net, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë në zemrën e tokës tri ditë e tri net.
Besëlidhja e Re | Mateu
15,17  17 Po a nuk e merrni vesh se gjithçka hyn në gojë, shkon në bark e del e mbaron jashtë?
Besëlidhja e Re | Mateu

19,12  

12 Sepse, ka njerëz që janë që nga barku i nënës të paaftë për martesë, ka edhe nga ata që njerëzit i bënë të paaftë për martesë dhe ka nga ata që i bien mohit martesës për dashuri të Mbretërisë së qiellit.
Kush mund ta kuptojë, le ta kuptojë!"

Besëlidhja e Vjetër | Profecia e Ozeasë

12,4  

4 Qysh në bark të nënës e mashtroi të vëllanë,
në moshë burrërore me Hyjin luftoi.

Besëlidhja e Vjetër | Profecia e Ozeasë

14,1  

1 Do ta paguajë Samaria
se u çua kundër Hyjit të vet:
trimat do të bien prej shpatës,
foshnjat do të bëhen kortarë,
shtatzënave do t’u çahet barku!

Besëlidhja e Vjetër | Kënga e Këngëve

5,14  

14 Duart e tija mbidorësa të arta,
plot xhevahirë;
barku i tij krejt i fildishtë,
i stolisur me safirë!

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Numrave
5,21  21 le ta nëmë prifti me nëmën e mallkimit: »Zoti të bëftë në mes të popullit tënd shembull mallkimi, një emnesë nëme: t’u kalbtë ama e fëmijëve e prej të enjturit të pëlcastë barku!
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Numrave

5,22  

22 Depërtoftë uji i mallkimit në kraharorin tënd dhe prej të enjturit të barkut t’u thaftë ama e fëmijëve«. Gruaja le të përgjigjë: »Amen! Amen!«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Numrave
5,27  27 Pasi ta ketë pirë këtë ujë, e, nëse është e papastër dhe, nëse, duke e pasë përbuzur burrin, është fajtore e kurorëshkeljes, do ta përshkojë uji i mallkimit, do t’i enjtet barku e do t’i kalbet ama e fëmijëve; dhe do të jetë një grua e mallkuar emnesë për popullin e vet.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Numrave

13,11  

11 prej fisit të Jozefit, barkut të Manaseut, Gadiun e Susiut;

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Numrave

17,5  

5 që bijtë e Izraelit ta kenë për më vonë për qortim: që të mos afrohet ndonjë laik, që nuk është prej barkut të Aronit, për t’i kushtuar Zotit kemin, nëse nuk do ta gjejë çka e gjeti Koreun e mbarë shoqërinë e tij, si i tha Zoti Moisiut.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Gjyqtarëve
3,21  21 Atëherë Aodi e shtriu dorën e majtë dhe nxori thikën prej ijës së djathtë të vet dhe ia nguli në bark