Rezultatet e kërkimit për "bota"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
9,14  14 Sepse këtë herë do t’i çoj të gjitha të këqijat mbi ty, mbi shërbëtorët e tu dhe mbi popullin tënd, që ta dish se në mbarë botën nuk është askush si unë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

34,10  

Besëlidhja

10 Zoti përgjigji: »Ja, unë po bëj besëlidhje: para mbarë popullit tënd, unë do të sendërtoj mrekulli që kurrë nuk janë parë mbi mbarë botën dhe në asnjë popull, që mbarë populli, në mesin e të cilit je, ta shohë veprën e tmerrshme të Zotit që do ta bëj me ty.

Besëlidhja e Re | Marku
14,9  9 Përnjëmend po ju them: kudo që në botën mbarë do të predikohet Ungjilli, do të tregohet edhe çka bëri kjo në përkujtimin e saj."
Besëlidhja e Re | Titit
2,12  12 Ai na mëson t’i biem mohit mosbesimit dhe dëshirave të shekullit për të jetuar në këtë botë urtisht, drejtësisht dhe përshpirtërisht,
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

9,1  

Rendi i ri i botës

1 Hyji e bekoi Noehin dhe bijtë e tij e u tha: »Jini të pëlleshëm, shumohuni dhe mbusheni tokën.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

18,25  

25 Larg qoftë prej teje që ta zhbish të drejtin bashkë me të mbrapshtin? A do t'i bësh barazi të drejtin me fajtorin? Larg teje! A thua se Gjykatësi i mbarë botës nuk do ta shtjerë në veprim drejtësinë?«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

19,31  

31 Vajza e madhe i tha të voglës: »Baba ynë është i moçëm e këndej, në vend, nuk ka mbetur asnjë mashkull që të mund të flejë me ne, siç është doke në mbarë botën.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

41,45  

45 Ai edhe ia ndërroi emrin dhe e quajti në gjuhën egjiptianë Safanet Fanek (që përkthehet Shpëtimtari i botës) dhe ia dha për grua Asenetën, bijën e Putifarit, priftit të Heliopolit.
Jozefi doli nëpër mbarë dheun e Egjiptit ‑

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

41,54  

54 nisën të vijnë shtatë vjetët e urisë që i kishte parakallëzuar Jozefi. Mbarë botën e kapi uria, kurse në dheun e Egjiptit kishte bukë.

Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit
5,9  9 Të fortë në fe kundërshtoni duke e
ditur se po të njëjtat vuajtje i pësojnë vëlle-
zërit tuaj në fe të shpërndarë nëpër botë.
Besëlidhja e Re | 2 e Pjetrit
1,4  4 Bashkë me
to na u dhuruan premtimet më të çmuesh-
me dhe më të mëdhatë që me anë të tyre
të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore duke
i shpëtuar prishjes që është në botë për
shkak të lakmimit.
Besëlidhja e Re | 2 e Pjetrit
2,5  5 nëse nuk e kurseu as
botën e vjetër -shpëtoi vetëm Noehin vet
të tetin, lajmëtarin e drejtësisë- por lëshoi
përmbytjen mbi botën e të patenzonëve;
Besëlidhja e Re | 2 e Pjetrit
2,20  20 Vërtet, nëse ia
dolën njëherë të ikin nga ndyrësitë e botës
me anën e njohjes së Zotit dhe Shëlbuesit
tonë Jezu Krishtit, por prapë rishtas ngatë-
rrohen në to dhe munden nga ato, gjendja
e tyre e fundit bëhet më e keqe se e para.
Besëlidhja e Re | 2 e Pjetrit
3,6  6 Po në të njëjtën mënyrë,
bota e atëhershme, e përmbytur me ujë,
mbaroi.
Besëlidhja e Re | 2 e Pjetrit
3,12  12 ju që e prisni dhe e shpejtoni Ditën e
Ardhjes së Hyjit, në të cilën qiejt do të shka-
tërrohen me zjarr dhe elementet e botës do
të shkrihen prej nxehtësisë.
Besëlidhja e Re | Efesianëve

1,4  

4 Në Të na zgjodhi
para krijimit të botës
që të jemi të shenjtë e të papërlyer para Tij
në dashuri.

Besëlidhja e Re | Efesianëve

1,21  

21 mbi çdo Principatë, Pushtet,
Fuqi, Zotërim
dhe mbi çdo emër që mund të përmendet
jo vetëm në këtë, por edhe në botën e ardhshme.

Besëlidhja e Re | Efesianëve
2,12  12 Le t’ju bjerë në mend se në atë kohë ishit pa Mesinë, të përjashtuar nga nënshtetësia e Izraelit, të huaj për Besëlidhjet e premtimit, ishit të pashpresë e të pahyj në botë.
Besëlidhja e Re | 1 e Korintasve
1,20  20 Ku është i dijshmi? Ku është mësuesi i Ligjit? Ku është shqyrtuesi i kësaj bote? Pse, a nuk e bëri Hyji marri urtinë e botës?
Besëlidhja e Re | 1 e Korintasve
1,21  21 Për të vërtetë, pasi bota me urtinë e vet nuk e njohu Hyjin me anë të dijes së zbuluar prej Hyjit, i pëlqeu Hyjit, me marrinë e predikimit t’i shëlbojë besimtarët.