Rezultatet e kërkimit për "fjala"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

4,23  

23 Lameku u tha grave të veta:
»Adë e Salë, dëgjoni zërin tim;
gratë e Lamekut, dëgjoni fjalën time:
vrava njeriun pse më pat plagosur,
edhe një djalosh pse më pat rënë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

3,18  

18 Ata do ta dëgjojnë fjalën. Ti dhe pleqtë e Izraelit do të hyni te mbreti i Egjiptit dhe thoni: ‘Zoti, Hyji i hebrenjve na u dëftua. Tash duhet të shkojmë në shkretëtirë tri ditë rrugë larg, për t’i flijuar Zotit, Hyjit tonë.’

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

4,1  

Moisiut i jepet fuqia mrekullibërëse

1 Moisiu përgjigji: »Po çka, nëse nuk më besojnë e nuk ma dëgjojnë fjalën e më thonë: ‘Ty nuk të është dëftuar Zoti’?«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,9  9 Po në qoftë se as këtyre dy shenjave nuk do t’u besojnë dhe nuk do ta dëgjojnë fjalën, merre ujin e lumit dhe derdhe përmbi terik: uji që more nga lumi do të shndërrohet në gjak.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,10  

Aroni shtjellues i Moisiut

10 Moisiu i tha Zotit: »Më fal, o Zot, unë nuk jam njeri gojëmbarë! Nuk kam qenë as më parë dhe as tash, qysh se fole me shërbëtorin tënd: nuk më rrjedhin fjalët e jam i ngadalshëm në të folur!«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,15  15 Fol me të dhe fjalët e mia vëri në gojën e tij. Unë do të jem në gojën tënde dhe në gojën e tij. Vetë do t’ju mësoj çka do t’ju duhet të bëni.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

4,27  

Takimi me Aronin

27 Kurse Aronit Zoti i tha: »Dili para Moisiut në shkretëtirë.« Ky i doli para në malin e Hyjit dhe e mori ngrykë. Moisiu i tregoi Aronit çdo fjalë të Zotit, me të cilat e kishte dërguar si dhe shenjat që i kishte urdhëruar.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,29  29 Aroni u tregoi çdo fjalë që Zoti ia kishte thënë Moisiut dhe i bëri shenjat para popullit.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
5,2  2 Por ai përgjigji: »Kush është ai Zot, që t’ia dëgjoj fjalën e ta lëshoj Izraelin? Unë nuk e pranoj atë Zot, as nuk e lëshoj Izraelin.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

9,5  

5 Zoti e caktoi edhe kohën duke thënë: ‘Zoti do ta çojë nesër këtë fjalë në vend mbi këtë dhe.’«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
9,6  6 Të nesërmen Zoti e çoi në vend fjalën: e mbarë gjëja e gjallë e egjiptianëve ngordhi, kurse prej bagëtive të bijve të Izraelit nuk cofi asnjë frymë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
9,20  20 Ai që prej shërbëtorëve të faraonit e druajti fjalën e Zotit, i mblodhi shërbëtorët e vet dhe bagëtitë në shtëpi,
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

9,21  

21 kurse ata që nuk e çanë kokën për fjalën e Zotit, i lanë shërbëtorët e vet dhe bagëtinë në fushë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
14,12  12 A nuk po del tash fjala që ta thonim në Egjipt: ‘Na u hiq qafe! Do t’u shërbejmë egjiptianëve! Ishte shumë më mirë t’u shërbejmë atyre se të vdesim në shkretëtirë.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
17,4  4 Moisiu iu drejtua Zotit me këto fjalë: »Çfarë të bëj me këtë popull? Edhe pak dhe do të më vrasin me gurë.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
18,6  6 I çoi fjalë Moisiut: »Unë, vjehrri yt Jetroja, gruaja jote dhe dy bijtë e tu, po vijmë te ti.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
18,24  24 Moisiu e dëgjoi fjalën e vjehrrit dhe bëri gjithsa i këshilloi;
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

19,5  

5 Prandaj, nëse do të ma dëgjoni fjalën
e do ta mbani Besëlidhjen time,
ju do të jeni ndër të gjithë popujt prona ime,

imja është mbarë toka -.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

19,6  

6 Ju do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh, e një popull i shenjtë.
Këto janë fjalët që do t’ua thuash bijve të Izraelit.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

19,9  

9 Zoti i tha Moisiut: »Ja unë po vij te ti në një re të dendur që, kur të flas me ty, të dëgjojë populli e të ketë besim përherë edhe në ty.« Kështu Moisiu ia solli Zotit fjalët e popullit.