Rezultatet e kërkimit për "fronet"

Besëlidhja e Re | Mateu
19,28  28 Jezusi u tha:
"Për të vërtetë po ju them: ju që erdhët pas meje, në ripërtëritje të botës kur Biri i njeriut të rrijë mbi fronin e lavdisë së vet edhe ju do të rrini mbi dymbëdhjetë frone dhe do të gjykoni dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
Besëlidhja e Vjetër | Profecia e Agjeut
2,22  22 do t’i përmbys tronet e mbretërve, do ta asgjësoj fuqinë e mbretërve paganë, do t’i rrëzoi karrocat e luftës e luftëtarët në to, do të rrëzohen kuajt dhe kalorësit e tyre secili i shporuar me shpatën e të vëllait.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i dytë i Kronikave

18,9  

9 Ndërkaq mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbreti i Judës, rrinin të dy në fronet e veta të veshur me petka mbretërore. Po rrinin në lëmë përbri derës së Samarisë dhe të gjithë profetët profetizonin para tyre.

Besëlidhja e Re | Zbulesa

4,4  

4 Përreth fronit edhe njëzet e katër frone
të tjera.
Mbi frone rrinin njëzet e katër udhëheqës
të veshur me petka të bardha e në krye
kezat e arta.

Besëlidhja e Re | Zbulesa

11,16  

16 Atëherë njëzet e katër udhëheqësit
që rrinin në fronet e veta para Hyjit,
ranë përmbys dhe e adhuruan Hyjin

Besëlidhja e Re | Zbulesa

20,4  

4 Mandej pashë edhe fronet:
Atyre që ndenjën në to u qe dhënë push-
teti të gjykojnë.
Pashë edhe shpirtrat e atyre që ishin
prerë për shkak të dëshmisë së Jezusit dhe
për shkak të Fjalës së Hyjit, po ashtu edhe
ata që nuk e adhuruan Egërsirën dhe trupo-
ren e saj dhe nuk e morën vulën në ballë as
në dorë të tyre.
Ata u kthyen në jetë dhe bashkë me Krish-
tin mbretëruan një mijë vjet.

Besëlidhja e Re | Luka

1,52  

52 i rrëzoi princat prej froneve të tyre
e i lartësoi të përvuajturit.

Besëlidhja e Re | Luka
22,30  30 që të hani e të pini në tryezën time në Mbretërinë time dhe të rrini në frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit."
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Isaisë

10,13  

13 Sepse tha:
»Veprova me fuqi të krahut tim
e me urtësinë e mendjes sime, sepse jam i mençur;
i zhduka kufijtë e popujve,
pre i bëra vishtrët e tyre,
si trim që jam për tokë i rrëzova
ata që rrinin në frone të larta.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Isaisë

14,9  

9 Deri Nëntoka u shqetësua
për lajmin e arritjes sate.
Në takim me ty ajo i zgjon hijet,
të gjithë zotëruesit e dikurshëm të dheut,
i bën të çohen nga fronet e veta
të gjithë mbretërit e kombësive.

Besëlidhja e Vjetër | Profecia e Danielit

7,9  

Vegimi i të Tejetlashtit dhe i Birit të njeriut

9 Vrojtoja
dhe ja, u shtruan fronet
dhe i Tejetlashti ndenj.
Petku i tij i bardhë porsi bora,
flokët e kokës së tij porsi leshi i pastër;
froni i tij porsi flaka e zjarrit,
rrotat e tij zjarr i ndezur flakë!

Besëlidhja e Vjetër | Profecia e Ezekielit
26,16  16 Të gjithë prijësit e detit do të zbresin nga fronet e veta, do t’i hedhin leshnikët e vet e do t’i flakin teshat e veta të larmishme, do të vishen me tmerr, do të ulen për rrafshit, shtang do të mbesin prej habie mbi ty.