Rezultatet e kërkimit për "fuqia"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

4,1  

Moisiut i jepet fuqia mrekullibërëse

1 Moisiu përgjigji: »Po çka, nëse nuk më besojnë e nuk ma dëgjojnë fjalën e më thonë: ‘Ty nuk të është dëftuar Zoti’?«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
9,16  16 Përkundrazi, unë të kam ruajtur që ta dëftoj në ty fuqinë time dhe kështu të flitet për emrin tim mbi mbarë tokën.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

15,2  

2 Zoti është forca dhe fuqia ime,
Ai, veç Ai, më shpëtoi!
Ai është Hyji im,
Atë lavdëroj!
Është Hyji i atit tim:
Atë e lartësoj!

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

15,6  

6 E djathta jote, o Zot,
fuqi e tmerrueshme:
e djathta jote
e goditi armikun!

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

15,13  

13 Hiri yt e përcolli këtë popull
që Ti e shpërbleve;
i prin me fuqinë tënde
në banesën tënde të shenjtë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
32,11  

Moisiu lutet për popullin

11 Porse Moisiu i lutej Zotit, Hyjit të vet, e i thoshte: »Përse, o Zot, do të ndizet flakë hidhërimi yt kundër popullit tënd, të cilin e nxore nga dheu i Egjiptit me fuqi të madhe e dorë të fortë?
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut

26,20  

20 Huq do të shkojë fuqia juaj: toka s’do të japë prodhime e pemët nuk do të japin fruta.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

49,3  

3 O Ruben, i parëlinduri im,
ti, fuqia ime, fryti i parë i forcës sime;
i pari në denjësi, më i madh në fuqi!

Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit

1,5  

5 për ju që jeni të ruajtur me fuqinë e Hyjit
në saje të fesë
për shëlbimin
që është gati të zbulohet
në kohën e fundit.

Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit
4,11  11 Kush flet, le të flasë për të shpallur
fjalën e Hyjit. Nëse ndokush ka dhuratën e
shërimit, le ta bëjë me fuqinë që i jep Hyji, që
në gjithçka t’i jepet lavdi Hyjit nëpër Jezu
Krishtin, të cilit i qoftë lavdi e pushteti në
shekuj të shekujve. Amen.
Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit

5,10  

10 Hyji, burimi i çdo hiri, i cili ju grishi
në lumturinë e vet të amshur në Jezu Krish-
tin. Ai, mbasi të vuani për pak kohë, do t’ju
përsosë, do t’ju përforcojë, do t’ju japë fuqi
dhe do t’ju bëjë të patrandshëm.

Besëlidhja e Re | 2 e Pjetrit

1,3  

Thirrja dhe zgjedhja e të krishterit

3 Vërtet, fuqia hyjnore na dhuroi gjithçka
na nevojitet për jetë dhe për përshpirtëri
me anë të njohjes së Atij që na grishi në saje
të lavdisë dhe të forcës së vet.

Besëlidhja e Re | 2 e Pjetrit
3,5  5 Ata me qëllim harrojnë se
qielli është që moti dhe se toka, në fuqi të
fjalës së Hyjit, nxori prejardhjen nga uji
dhe nëpër ujë.
Besëlidhja e Re | 2 e Timoteut
1,8  8 Prandaj mos të të vijë turp ta dëshmosh Zotin tonë, as mua të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për Ungjill duke u mbështetur në fuqinë e Hyjit,
Besëlidhja e Re | 2 e Timoteut
3,5  5 Ata do ta ruajnë dukjen e jashtme të përshpirtërisë, por kanë për ta mohuar fuqinë e saj. Edhe këtyre ikju!
Besëlidhja e Re | 2 e Timoteut
4,17  17 Por Zoti qe me mua. Ai më dha fuqi që predikimi i Ungjillit të kumtohej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë paganët. Hyji më shpëtoi nga goja e luanëve.
Besëlidhja e Re | 1 e Selanikasve
1,5  5 pasi Ungjilli ynë nuk erdhi ndër ju vetëm me anë të fjalës, por edhe i përcjellë me fuqi dhe me Shpirt Shenjt dhe me mbushmendje të plotë. Të tillë, pra, siç e dini, kemi qenë ndër ju për ju.
Besëlidhja e Re | Efesianëve
1,19  19 dhe madhërinë e pamasë të fuqisë së tij kundrejt nesh që besojmë, të matur sipas veprimtarisë së pushtetit dhe forcës së Tij,
Besëlidhja e Re | Efesianëve

2,18  

18 Në saje të tij, pra, si njëra palë ashtu edhe tjetra,
kemi të drejtë të dalim para Atit
në fuqi të të njëjtit Shpirt Shenjt.

Besëlidhja e Re | Efesianëve
3,7  7 mbarështuesi i të cilit u bëra me anë të dhuratës së hirit të Hyjit që m’u dha me fuqinë mrekullisht vepruese të tijën.