Rezultatet e kërkimit për "kryqi"

Besëlidhja e Re | 1 e Pjetrit

2,24  

24 Ai në trupin e vet i mori
mbi drurin e kryqit mëkatet tona,
që, të vdekur për mëkate,
të jetojmë për drejtësi:
me vërragët e të cilit jeni shëruar.

Besëlidhja e Re | Efesianëve

2,16  

16 të dy t’i pajtonte në një trup me Hyjin
me anë të kryqit
duke e asgjësuar në vetvete armiqësinë.

Besëlidhja e Re | 1 e Korintasve

1,17  

17 Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj Ungjillin, madje ta predikoj, jo me dituri fjale, që të mos i humbë fuqia kryqit të Krishtit.

Besëlidhja e Re | 1 e Korintasve
1,18  

Krishti, fuqia dhe urtia e Hyjit

18 E njëmend, predikimi për kryqin, për ata që dënohen, është marri, kurse, për ne të shëlbuarit, është fuqia e Hyjit.
Besëlidhja e Re | Gjoni
19,17  17 Jezusi, duke e mbartur ai vetë kryqin e vet, doli në vendin që quhet "Kafka" hebraisht "Golgota".
Besëlidhja e Re | Gjoni

19,19  

19 Pilati e shkroi edhe mbishkrimin dhe e vuri në kryq. Ishte shkruar: "Jezus Nazareni, mbreti i judenjve."

Besëlidhja e Re | Gjoni

19,25  

25 Në këmbë, përbri kryqit të Jezusit, qëndronin nëna e tij, pastaj motra e nënës së tij, Maria e Klopait edhe Maria Magdalenë.

Besëlidhja e Re | Gjoni

19,31  

Jezusit i shporojnë kraharorin

31 Atëherë judenjtë, pasi ishte dita e Përgatitjes dhe, që trupat të mos mbeteshin në kryq të shtunën e ajo e shtunë ishte ditë e madhe i bënë lutje Pilatit që të kryqëzuarve t’u theheshin kërcinjtë dhe të uleshin prej kryqit.

Besëlidhja e Re | Gjoni

19,38  

Varrimi i Jezusit

(Mt 27, 57 61; Mk 15, 42 47; Lk 23, 50 56)
38 Pastaj Jozefi prej Arimatesë, i cili ishte nxënës i fshehtë i Jezusit për shkak të drojës së judenjve iu lut Pilatit ta lejonte të zbriste prej kryqit trupin e Jezusit. Pilati dha leje. Atëherë Jozefi erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.

Besëlidhja e Re | Mateu
10,38  38 Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua!
Besëlidhja e Re | Mateu
16,24  24 Atëherë Jezusi u tha nxënësve të vet:
"Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, le ta marrë kryqin e vet e le të vijë pas meje!
Besëlidhja e Re | Mateu

27,32  

Jezusin e kryqëzojnë

(Mk 15, 21 - 32; Lk 23, 26 - 43; Gjn 19, 17 - 27)
32 E ndërsa po dilnin në rrugë, takuan një njeri nga Cirena që quhej Simon dhe e detyruan ta mbarte kryqin e tij.

Besëlidhja e Re | Mateu
27,35  35 Atëherë e gozhduan në kryq dhe me short i ndanë mes tyre petkat e tij.
Besëlidhja e Re | Mateu

27,40  

40 dhe thoshin: "Ti që e rrënon Tempullin e për tri ditë e rindërton, shpëto vetveten! Nëse je Biri i Hyjit, zbrit nga kryqi!"

Besëlidhja e Re | Mateu
27,42  42 "Të tjerët i shpëtoi, vetveten s’po mundet ta shpëtojë! Është mbreti i Izraelit! Le të zbresë tani prej kryqit e do t’i besojmë!
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Ligjit të Përtrirë

33,11  

11 Bekoje, o Zot, forcën e tij,
pranoji veprat e duarve të tija.
Këputi në kryq armiqtë e tij,
urrejtësit e tij kokën të mos e ngrenë!«

Besëlidhja e Re | Filipianëve

2,8  

8 E përuli vetveten
duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,
mu deri në vdekjen në kryq.

Besëlidhja e Re | Filipianëve
3,18  18 Sepse, siç ju kam thënë shpeshherë e tani po jua them me lot për faqe, shumë jetojnë si armiq të kryqit të Krishtit!
Besëlidhja e Re | Galatasve
3,13  13 Krishti na shpërbleu prej mallkimit të Ligjit duke u bërë Ai vetë Mallkim sepse është shkruar: "I mallkuar është gjithkush varet në kryq",
Besëlidhja e Re | Galatasve
5,11  11 E unë, o vëllezër, po ta predikoja gjithnjë rrethprerjen, përse do të vazhdonin të më salvojnë? Atëherë mbetka pa fuqi skandali i kryqit!