Rezultatet e kërkimit për "mbretëria"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

19,6  

6 Ju do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh, e një popull i shenjtë.
Këto janë fjalët që do t’ua thuash bijve të Izraelit.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

20,9  

9 Abimeleku e thirri edhe Abrahamin dhe i tha: »Çka na bëre kështu? Me çka rashë në mëkat kundër teje, që ti të ma sjellësh mua dhe mbretërisë sime një mëkat kaq të madh? Bëre me mua, si nuk duhej të bëje.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

41,40  

40 Ti do të jesh mbi gjithë shtëpinë time, dhe urdhrave të tu do t’u bindet mbarë populli im. Më i madh se ti do të jem unë vetëm për sa i përket fronit të mbretërisë.«

Besëlidhja e Re | 1 e Korintasve

15,24  

24 pastaj ‑ mbarimi, kur Krishti t’ia dorëzojë mbretërinë Hyjit Atë, pasi të ketë asgjësuar çdo parësi, çdo pushtet e çdo fuqi.

Besëlidhja e Re | Mateu
12,25  25 Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, u tha:
"Çdo mbretëri, e ndarë në vetvete, do të mbarojë dhe, s’ka qytet as shtëpi, të ndarë në vetvete, që mund të qëndrojë.
Besëlidhja e Re | Mateu
12,26  26 Nëse, pra, djalli e dëbon djallin ai është i ndarë në vetvete. E si atëherë do të mund të qëndrojë mbretëria e tij?
Besëlidhja e Re | Mateu

16,28  

28 Përnjëmend po ju them: Disa nga këta këtu të pranishëm nuk kanë për të vdekur derisa ta shohin Birin e njeriut duke ardhur me mbretërinë e vet."

Besëlidhja e Re | Mateu
24,7  7 Sepse do të ngrihet një popull kundër një populli të tjetër e një mbretëri kundër një mbretërie tjetër e do të ketë uri e tërmete në vende të ndryshme.
Besëlidhja e Vjetër | Profecia e Ozeasë

13,9  

Mbarimi i mbretërisë

9 Unë po të zhbij, o Izrael;
kush është ai që mund të të ndihmojë?

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Jozuehut
13,12  12 mbarë mbretërinë e Ogut në Basan, i cili mbretëroi në Astarot e në Edrai - ishte i sprasmi refaimasi i fundit - këta i sulmoi dhe i zhbiu Moisiu.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Jozuehut
13,21  21 si dhe të gjitha qytetet e rrafshnaltës dhe mbarë mbretërinë e Sehonit, mbretit të amorrenjve, që sundoi në Hesebon. Këtë e mundi Moisiu si dhe princat e Madianit: Eviun, Recemin, Surin, Hurin, Rebeun, që ishin prijësit e ushtrisë së Sehonit, banorë të vendit.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Jozuehut

13,27  

27 dhe në luginën e Betaranit, Betnemrës, Sukotit e të Safonit, pjesa tjetër e mbretërisë së Sehonit, mbretit të Hesebonit; Jordani ishte kufi deri në skajin e detit Keneret, në anën e lindjes të Jordanit.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Jozuehut
13,30  30 Manaseut: prej Mahanaimit mbarë Basanin, mbarë mbretërinë e Ogut, mbretit të Basanit, të gjitha fshatrat e Jairit, që janë në Basan -
gjashtëdhjetë qyteza.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Jozuehut
13,31  31 Edhe gjysmën e Galaadit, Astarotit e të Edrait, qytete të mbretërisë së Ogut në Basan, u qenë dhënë bijve të Mahirit, të birit të Manaseut, gjysmës së bijve të Mahirit, sipas vëllazërive të tyre.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Numrave

24,7  

7 Do të rrjedhë ujë nga kovat e tija;
farës së tij uji s’i mungon.
Mbi Agagun ngallit mbreti i tij,
plot madhëri mbretëria e tij!

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Numrave

32,33  

33 Dhe kështu Moisiu u dha bijve të Gadit e të bijve të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manaseut, birit të Jozefit, mbretërinë e Sehonit, mbretit të amorrenjve dhe mbretërinë e Ogut mbretit të Basanit, tokën me qytetet e tyre e me kufijtë e saj, qytetet e vendit përreth.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i dytë i Samuelit
3,10  10 se do të kalohet mbretëria prej shtëpisë së Saulit dhe do të forcohet froni i Davidit përmbi Izrael e Judë që prej Danit e deri në Bersabé.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i dytë i Samuelit

3,28  

28 Kur dëgjoi Davidi për ngjarjen e kryer, tha: »Unë dhe mbretëria ime jemi të pafajshëm para Zotit në amshim lidhur me gjakun e Abnerit, birit të Nerit.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i dytë i Samuelit
5,12  12 Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte përforcuar mbret mbi Izraelin dhe se e kishte lartësuar mbretërinë e tij prej dashurisë që kishte ndaj popullit të vet Izraelit.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i dytë i Samuelit
7,12  12 Kur të jenë mbushur ditët e tua e të kesh pushuar pranë etërve të tu, do të të ngre një pinjoll tënd pas teje, që do të rrjedhë prej teje, dhe mbretërinë e tij unë do ta bëj të qëndrueshme.