Rezultatet e kërkimit për "qyteti"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
1,11  11 Prandaj vuri mbi ta kryepunëtorë, që t’i shtypnin me punë të rënda. Ata ndërtuan për faraonin qytetet-depo: Pitomin dhe Ramsesin.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

4,17  

Pasardhësia e Kainit

17 Kaini e njohi gruan e vet; ajo ngjizi dhe lindi Henokun. Pastaj ndërtoi një qytet dhe ia ngjiti emrin e të birit, Henok.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
9,29  29 Moisiu tha: »Kur të dal prej qytetit, do t’i çoj duart lart drejt Zotit, do të pushojnë gjëmët e tija dhe nuk do të bjerë më breshër që ta dish se toka është e Zotit.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
9,33  33 Kur Moisiu u largua prej faraonit dhe prej qytetit, i çoi duart lart kah Zoti, pushuan gjëmët dhe breshri dhe as shi nuk ra më mbi tokë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
14,40  40 le të japë urdhër të hiqen gurët në të cilët është sëmundja e lë të hidhen në një vend të papastër jashtë qytetit;
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
14,41  41 kurse shtëpia le të urdhërojë të gërryhet përbrenda rreth e rreth dhe pluhurin e të gërryerit le ta hedhin jashtë qytetit në një vend të papastër.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
14,45  45 Shtëpia le të rrënohet dhe gurët e saj, lëndët dhe tërë llaçi i saj të hidhen jashtë qytetit në një vend të papastër.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut

14,53  

53 Pastaj e lëshon të fluturojë i lirë shpendi i gjallë në drejtim të fushës jashtë qytetit e atëherë bën ritin e zgjidhjes për shtëpinë. Atëherë ajo është e pastër.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
25,29  29 Kush e shet shtëpinë brenda mureve të qytetit, mund ta shpërblejë derisa të mos mbushet viti i shitjes.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
25,32  32 Shtëpitë e levitëve që gjenden në qytetet e pronës së tyre, mund të shpërblehen prej tyre në çdo kohë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
25,33  33 Nëse e shpërblen ndokush prej levitëve, shtëpitë dhe qyteti në jubile le të t’i kthehen pronarit, sepse shtëpitë e qytetit të levitëve mbahen ndër izraelitë për pronë të tyre.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
26,25  25 do të sjell mbi ju shpatën hakmarrëse të besëlidhjes sime; kur të strehoheni në qytetet tuaja, unë do të çoj ndër ju murtajën e ju do t’u lëshoheni në duar armiqve.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
26,31  31 Ndërkaq, qytetet tuaja do t’i shndërrojë në gërmadha, shkretë do t’i bëjë shenjëroret tuaja, dhe nuk do ta marr më erën e këndshme të flive tuaja.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut

26,33  

33 Kurse ju do t’ju shpërndaj ndër paganë, e pas jush do ta nxjerr shpatën prej millit: toka juaj do të mbetë e shkretë e qytetet tuaja gërmadha.

Besëlidhja e Re | Marku

14,13  

13 Jezusi i dërgoi dy prej nxënësve të vet dhe u tha:
"Shkoni në qytet e atje do t’ju takojë një njeri që mbart një katrovë uji: shkoni pas tij.

Besëlidhja e Re | Marku

14,16  

16 Nxënësit u nisën, arritën në qytet dhe gjetën gjithçka ashtu si u kishte thënë dhe e përgatitën darkën e Pashkëve.

Besëlidhja e Re | Titit

1,5  

Veprimi i Titit në Kretë

5 Arsyeja pse të lashë në Kretë është që të kryesh çka mbetet për t’u rregulluar dhe të caktosh udhëheqës në çdo qytet sipas porosive që të kam dhënë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

10,12  

12 po ashtu Resenin ndërmjet Ninives dhe Kalesë. Ky është qytet i madh.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

11,4  

4 Dhe thanë: »Ejani ta ngrehim për vete një qytet dhe pirg, maja e të cilit do të prekë qiellin. T’ia rrisim vetes zërin që të mos shpërndahemi faqes së dheut.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

11,5  

5 Zoti zbriti përmbi tokë për të parë qytetin dhe pirgun që e ndërtuan njerëzit.