Rezultatet e kërkimit për "shërbëtorët"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
5,16  16 Nuk u jepet byku e u urdhërohet të qesin po atë shumë tullash. Qe, madje edhe po i rrahin shërbëtorët e tu, kurse fajin e ka populli yt!«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
7,20  20 Po kështu bënë Moisiu dhe Aroni si u kishte urdhëruar Zoti. E çoi lart shkopin, i ra ujit të lumit në praninë e faraonit dhe të shërbëtorëve të tij. Uji u shndërrua në gjak.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

7,29  

29 Bretkocat do të hyjnë te ti, në popullin tënd dhe te të gjithë shërbëtorët e tu’.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
8,5  5 Moisiu i tha faraonit: »Më trego kur duhet të lutem për ty, për shërbëtorët e tu dhe për popullin tënd që bretkocat të shporren prej teje dhe prej shtëpisë sate e të qëndrojnë vetëm në Lumë.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
8,7  7 Bretkocat do të shporren prej teje dhe prej shtëpisë sate, prej shërbëtorëve të tu dhe prej popullit tënd, dhe do të qëndrojnë vetëm në Lumë.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
8,17  17 Por në qoftë se nuk do ta lëshosh, qe, unë do të çoj në ty dhe në shërbëtorët e tu, në popullin tënd, në familjen tënde çdo lloj grethash. Shtëpitë e egjiptianëve do të mbushen me gretha, po ashtu edhe trualli ku ata të qëndrojnë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

8,20  

20 Zoti bëri po ashtu. Dhe u sulën gretha të mëdhenj në shtëpitë e faraonit dhe të shërbëtorëve të tij, në mbarë dheun e Egjiptit. Mbarë vendi u shkretua nga ata gretha.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
9,14  14 Sepse këtë herë do t’i çoj të gjitha të këqijat mbi ty, mbi shërbëtorët e tu dhe mbi popullin tënd, që ta dish se në mbarë botën nuk është askush si unë.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
9,20  20 Ai që prej shërbëtorëve të faraonit e druajti fjalën e Zotit, i mblodhi shërbëtorët e vet dhe bagëtitë në shtëpi,
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

9,21  

21 kurse ata që nuk e çanë kokën për fjalën e Zotit, i lanë shërbëtorët e vet dhe bagëtinë në fushë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
9,30  30 Porse, sa për ty dhe shërbëtorët e tu e di se ende nuk e druani Zotin Hyj.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

9,35  

35 Zemra e tij dhe zemra e shërbëtorëve të tij u gurua për së tepërmi dhe nuk i lëshoi bijtë e Izraelit, ashtu si e kishte folur Zoti me anë të Moisiut.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

10,1  

VIII. Karkalecat

1 Atëherë Zoti i tha Moisiut: »Hyr te faraoni! Unë e bëra gur zemrën e tij e zemrën e shërbëtorëve të tij që t’i bëj ndër ta këto mrekulli të mia,

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

10,6  

6 Do t’i mbushin shtëpitë e tua, shtëpitë e shërbëtorëve të tu dhe të të gjithë egjiptianëve, një mori që kurrë nuk e panë as etërit dhe të parët e tu, qysh se u zu froni i tyre e deri në ditën e sotme.'« Ia ktheu shpinën dhe doli prej faraonit.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

10,7  

7 Faraonit i thanë shërbëtorët e tij: »Deri kur do ta durojmë këtë kurth? Lëshoj njerëzit t’i bëjnë fli Zotit, Hyjit të tyre! A nuk po sheh se do të mbarojë Egjipti?«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

11,8  

8 Atëherë do të zbresin tek unë të gjithë këta shërbëtorë të tu dhe do të përkulen para meje e do të thonë: ‘Dil ti dhe populli që të ndjek. ‘Atëherë unë do të dal!’« Moisiu i zemëruar për së tepërmi doli prej faraonit.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
12,30  30 Faraoni dhe të gjithë shërbëtorët e tij u çuan natën - u çua mbarë Egjipti - sepse plasi një vigmë e madhe në Egjipt! S’kishte shtëpi pa të vdekur!
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
32,13  13 Të bie ndër mend Abrahami, Izaku e Izraeli, shërbëtorët e tu, të cilëve u përbetove me vetvete, kur u the: ‘Do ta shtoj farën tuaj si yjet e qiellit dhe tërë këtë tokë, për të cilën ju fola, do t’ia jap farës suaj; e do të jetë juaja përgjithmonë’.«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
25,42  42 Janë shërbëtorët e mi dhe unë i nxora nga dheu i Egjiptit: nuk bën të shiten si skllevër.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut

25,55  

55 sepse bijtë e Izraelit janë shërbëtorët e mi. Unë i nxora nga dheu i Egjiptit. Unë Zoti, Hyji juaj.«