Rezultatet e kërkimit për "shërbëtori"

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
4,10  

Aroni shtjellues i Moisiut

10 Moisiu i tha Zotit: »Më fal, o Zot, unë nuk jam njeri gojëmbarë! Nuk kam qenë as më parë dhe as tash, qysh se fole me shërbëtorin tënd: nuk më rrjedhin fjalët e jam i ngadalshëm në të folur!«
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

14,31  

31 dhe dorën e fortë që e ushtroi Zoti kundër egjiptianëve. Populli i dha nderim Zotit, e vuri besimin e vet në Zotin dhe në Moisiun, shërbëtorin e tij.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes
20,10  10 kurse e shtata ditë është e shtuna e Zotit, Hyjit tënd: mos bëj kurrfarë pune ti as biri yt, as bija jote, shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafsha jote, as i huaji që banon te ti.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Daljes

20,17  

17 Mos i lakmo shtëpisë së të afërmit tënd.
Mos i lakmo gruas së tij, shërbëtorit, shërbëtores; as kaut, as gomarit, asnjë gjëje që i përket atij.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
22,11  11 Prej tyre mund të hajë ai që prifti e ka blerë me para si edhe shërbëtori që i lind në shtëpi.
Besëlidhja e Vjetër | Libri i Levitikut
25,6  6 Ushqehuni me çka të japë vetvetiu toka gjatë vitit shtunor: ti, shërbëtori yt, shërbëtorja jote, mëditësi yt dhe shtegtari që banon ndër ju,
Besëlidhja e Re | Marku
14,47  47 Njëri prej të pranishmëve nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia shkurtoi veshin.
Besëlidhja e Re | Titit

1,1  

Përshëndetja

1 Pali, shërbëtori i Hyjit dhe apostulli i Jezu Krishtit për t’i kthyer në fe të zgjedhurit e Hyjit dhe për t’i bërë ta njohin të vërtetën që mëson përshpirtërinë,

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

18,3  

3 e tha: »Imzot, nëse kam ndonjë farë rëndësie para syve të tu, mos kalo pa hyrë te shërbëtori yt.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

18,5  

5 Po ju sjell një kafshore bukë që ta merrni veten para se të vazhdoni udhën. Po ju po i bini kah dera shërbëtorit tuaj!« Ata i thanë: »Bëj, pra, si the!«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

18,7  

7 Ai vetë vrapoi në vathë dhe prej andej e nxori një viç të ri e të majmë dhe ia dha shërbëtorit. Ai e përgatiti me të shpejtë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

19,2  

2 dhe tha: »Urdhëroni, ju lutem, zotërinjtë e mi, dhe ejani në shtëpinë e shërbëtorit tuaj e kaloni natën. Lani këmbët tuaja e në mëngjes vazhdojeni udhën tuaj.« Ata i thanë: »Assesi! Natën do ta kalojmë në treg.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

24,2  

2 Atëherë Abrahami i tha më të vjetrit shërbëtor të shtëpisë së vet që i mbarështonte gjithë pasurinë që kishte: »Shtjere dorën tënde nën kofshën time,

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

24,9  

9 Atëherë shërbëtori e futi dorën nën kofshën e Abrahamit, zotërisë së vet, dhe iu përbe për këtë gjë.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

24,14  

14 Bëj, pra, që vajza, të cilës t’i them: ‘Ule katrovën tënde, që të pi’, dhe ajo të përgjigjet: ‘Pi, por edhe deveve të tua po u jap të pinë’, të jetë ajo që ti e caktove për shërbëtorin tënd Izakun. Me këtë gjë do ta kuptoj se i dëftove miqësi ndaj zotërisë tim.«

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

24,34  

34 Atëherë ai tha : »Unë jam shërbëtori i Abrahamit. Zoti e ka bekuar shumë zotërinë tim e është bërë njeri me rëndësi.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

24,54  

54 Atëherë hëngrën dhe pinë ai e njerëzit që ishin me të dhe aty e kaluan natën.
Si u çuan në mëngjes, shërbëtori u tha: »Më lejoni të kthehem te zotëria im«.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

24,59  

59 Atëherë e përcollën Rebekën, motrën e vet, nanshoren e saj dhe shërbëtorin e Abrahamit me përcjellësit e tij.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

24,65  

65 dhe i tha shërbëtorit: »Kush është ai njeri që po ecën fushës e po na del përpara?« Ai i tha:» Ai është zotëria im.« Ajo e mori me të shpejtë velin dhe u mbulua.

Besëlidhja e Vjetër | Libri i Zanafillës

26,24  

24 Po atë natë aty iu dëftua Zoti dhe i tha:
»Unë jam Hyji i atit tënd Abrahamit.
Mos u tremb, sepse unë jam me ty.
Unë do të të bekoj
dhe do ta shumoj farën tënde
Për dashuri ndaj shërbëtorit tim, Abrahamit.«